Emigracioni është fenomeni që ndër shekuj ka ndodhur kudo në botë, zhvendosja e njerëzve përtej kufijve të atdheut të tyre për shumë arsye, kryesisht ekonomike ka gjenezat shumë kohë para.
Vendi jonë është një prej vendeve që po sëmuret nga ky fenomen. Dita ditës e ndjejmë dhe e dëgjojmë plakjen e vendit tonë. Shohim dëshirën dhe mundimin e të gjithëve për t’u larguar. Ne të rinjtë sapo ulemi në bankat e shkollës së mesme, shtrojmë planin për një shkollim jashtë. Shumë njerëz të rritur kanë zgjedhur të lënë të ardhmen këtu për ta krijuar diku tjetër.
Po perse sot dhe më tepër përpiqen të gjithë të ikim?
Së pari, një ndër arsyet kryesore pa diskutim është ekonomia dhe mundësitë që vendet e tjera krijojnë për punësim. Ekonomia si faktori i rëndësishëm për jetesën, detyron persona që të gjejnë mundësinë e punësimit me paga më të mira se në vendin tonë. Tregu i lire i punës, por kryesisht i punëve të ashtuquajtura “të rëndomta” është me i hapur dhe me paga me të mira.
Së dyti, shëndetësia. Ndonëse disa vende ku emigrimi është më masiv si : SHBA, Gjermani, Itali ,Greqi, Vendet Skandinave, Britani etj., mund të ketë sistem falas, privat, me pagese të pjesshme, me pagese të lartë, sidoqoftë është një sistem shëndetësor me kualitet të lartë, teknologji me të avancuar edhe në sëmundje që këtu nuk mund t’i kurojmë apo trajtojmë, stafi është më i specializuar dhe siguria që ofrohet nga përparëset e bardha është e lartë.
Së treti, jeta dhe politikat sociale. Siguria për jetesën, mbrojtja e pronës private, mbrojtja e te drejtave te njeriut, organet ligjvënëse dhe zbatuese janë shume me pak te besueshme dhe shpesh nuk zgjidhin hallin e qytetarit Vendet ku shqiptaret drejtohen për te krijuar te ardhmen e tyre kane modele te ndryshme te politikave sociale qe ndjekin. Disa janë me “dorëlëshuar” , disa vende kane burokraci te madhe ne aplikimin për te përfituar , disa janë te orientuar me tepër tek pjesa private etj., por kjo nuk ndal shqiptaret te kënaqen me ato pak përfitime apo shume qe mund te përfitojnë nga një vend i huaj. Një shembull konkret Paketa e Ndihmës se Energjisë Elektrike , Paketa e ndihmës për amvisat, qe përfshin kuponë për ushqim, Ndihma për studentet qe shteti fqinj si Greqia ndërmori për te gjithë popullsinë e deklaruar, përfshirë dhe individët emigrante legale, duket një ide joshëse.
Së katërti, arsimimi. Shpesh dëgjojmë që flitet për rëndësinë e cilësisë së arsimit dhe është e vërtet që ka rol kyç. E vërteta është që familjet që emigrojnë mendojnë për fëmijët e tyre, po njësoj si nxënësit që gjejnë opsione për të studiuar në universitetet jashtë, me bindje se arsimi është shume më cilësor apo dhe bursat që ofrohen janë tepër të leverdishme. Dhe jo se ne na mungojnë ta kemi të tillë, kemi mësues dhe pedagogë te cilët përcjellin vlera dhe janë të jashtëzakonshëm në punën që bëjnë mund të kemi shume më shume infrastrukture arsimore, si laboratorë për lëndë të ndryshme, salla IT, palestra, programe me të zhvilluara në fusha të ndryshme, trajnime etj.
Ka dhe shume arsye te tjera por jo kaq masive që po largojnë çdo ditë bashkëkombësit tanë nga atdheu i tyre, duke menduar vetëm për të mirën individuale të tyre. Por nëse kthejnë kokën prapa dhe shohin që me vete po marrin të ardhmen e këtij vendi, fëmijët e tyre, po marrin kontributet e tyre gjatë kohës që kanë jetuar këtu, nëse ne themi që “këtu nuk behet”, “ ky vend ka mbaruar” atëherë e ardhmja po shuhet. Edhe ata pak që kemi ngelur për të mos e shpopulluar këtë vend, disa e bëjnë nga pamundësia për të ikur dhe disa nga dëshira për të dhënë dritë shprese që Shqipëria është vendi që me pak punë arrin standardet që kërkojmë diku tjetër. Dhe nëse të gjithë largohemi, kush do i vendos këto standarde? Nëse largohemi vërtet është aq e mirë dhe e bukur jeta aty ku po shkojmë? Perse nuk marrim dijet nëpër shkollat me te mira dhe të rikthehemi për t’i sjellë në vendin tonë? A është emigrimi zgjidhja e vetme për një jetë më të mirë? Përgjigja ime është JO. Ne duhet qëndrojmë dhe të dalim zot në vendin tonë, si shumë njerëz që kanë biznese, karrierë, kanë ndjekur ëndrra edhe këtu, mund ta bëjmë të gjithë. Të gjithë duhet te sensibilizohemi të jemi më aktiv në jetën politike, në problematika shoqërore, ekonomike, arsimore, të jemi këmbëngulës dhe më të përgjegjshëm. Nëse shteti që duam të emigrojmë ka ato standarde, e ka sepse qytetaret e tyre janë më të ndërgjegjshëm. Mijëra shqiptarë kane dhënë jetën për të mbrojtur atdheun e tyre dhe tani ai po braktiset nga populli i vet.
Punoi: Steisi Yzeiri