Shoqëria shqiptare është tronditur shumë here nga vrasje të frikshme , njerëz qe humbasin logjikën, kryejnë krime nga më monstruoze. Pre e ekzekutimeve të tilla kanë rënë fëmijë gra e burra. Shumë herë ekzekutuesit kanë qenë me probleme të shëndetit mendor, vrasës gjakftohtë.

Shkenca e psikologjisë ka shpenzuar dekada duke studiuar mendjen njerëzore. Qëllimi i saj është të zbulojë të panjohurat që ndodhin në trurin e një vrasësi, disa prej tyre çrregullim të personalitetit e disa me sëmundje të renda mendore. Te diagnostikohesh në shëndet mendor duhet të paraqesësh disekuilibra të rënda mendore, maksimumi skizofreni e rënduar në personalitet. Sipas psikologëve të sëmuret mendor duhet të mbajnë përgjegjësi  për mendimet e tyre. Diagnostifikimi si individ qe vuajnë nga këto çrregullime sipas ligjit shpëtojnë nga dënimi, pasi ne nuk kemi një ligj  të mirëfilltë që përcakton dënimin e tyre. Pas diktaturës duket se individë të ndryshëm kanë nxjerrë në pah mizorinë e pashpirt që i karakterizon. Opinioni publik i tronditur nga ngjarjet e frikshme shqetësohet për jetën e tij.

Për here të parë vendi ynë do të përballej nga një krim monstruoz. Ora 10:30 shërbimet e policisë gjyqësore njoftohen se në fshatin Palasë gjendet një person i plagosur rëndë. Pas mbërritjes në vend ngjarje identifikohet trupi i pajetë dhe pas tij disa njolla gjaku që përfundonin në një portë të hekurt. Nga brenda dëgjoheshin zhurma të çuditshme, goditje me sende të forta dhe kollitje Policia e Shtetit ka hapur derën dhe përballë tyre gjendej një person me hanxhar në dorë. Në momentin e arrestimit personi ishte duke u përtypur ,ndërsa në një cep të dhomës gjendej një tavë me një kafkë të paidentifikuar . Viktimë e këtij krimi ngelet Andrea Zahiu i cili kishte shkuar me pushime verore, por data 30 gusht do të ishte fatale për të . Autori u arrestua pas ngjarjes.

Para ngjarjes autori ishte trajtuar ne spital psikiatrik, por ai kishte ndaluar trajtimin pas dy muajsh. Për rrjedhoje, ndodhi edhe kjo ngjarje. Sipas psikologëve personat duhen trajtuar për të parandaluar krime të tilla. Në Shqipëri kapacitetet akomoduese janë rreth 620 shtretër, të pamjaftueshme për të trajtuar këto probleme të mëdha

Detajet e kësaj ngjarje lenë gjurmë të rënda në jetën e kujtdo që i lexon, janë aq të shumta , që duhen parandaluar e trajtuar .

Punoi: Seni Cene