Ekipi i mentorëve të PONDER është i përbërë nga vullnetarë nga komunitete locale, biznesi, sektori qeveritar dhe jofitimprurës.

Mentorët tanë përfaqësojnë vlerat më të larta të shoqërisë, ata demonstrojnë një qasje me prirje në të drejtat e njeriut dhe sfidojnë çdo formë diskriminimi. Falë eksperiencës dhe përgjegjshmërisë mentorët tanë gjatë Workshopit PONDER do të krijojnë një mjedis të sigurt dhe pozitiv në të cilin individët dhe grupet e të rinjve pjesëmarrës mund të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësi të reja.

Mentorët tanë janë trajnuar nga ICTSlab me metodologjinë e PONDER, projekt I cili realizohet nga UNICEF në shumë vende të Botës. Ata do t’i kushtojnë vëmendje kontekstit në të cilin po jetojnë të rinjtë pjesëmarrës dhe se si ky workshop do të ndikojë në aktivizimin e tyre si qytetar kritik dhe prosperitar.

Mentorët janë të hapur për perspektiva të reja dhe të aftë t’u përgjigjen rrethanave dhe nevojave të ndryshueshme apo diversitetit në grupe.