Gjumi si pjesë e jetë së të rinjve!

Sipas shumë studimeve nga organizata të ndryshme, gjumi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme të jetës së një individi. Ai më fakt zë 1/3 e jetës tonë, shifër kjo aspak surprizuese duke marë në konsideratë se një njeri normal fle 6-10 orë në ditë.

Domosdoshmëria e gjumit në jetët tona është e padiskutueshme, pasi kur ne flemë trupi rigjenerohet dhe fiton energji për të përballuar ditën e nesërme.Gjithashtu një gjum i mirë ul rrezikun e shtimit të peshës, sëmundjeve të zemrës apo edhe sëmundjeve të tjera.

Pavarësisht rëndësisë së tij, po vihet re një trend në rritje i mënjanimit të gjumit. Zhvillimet teknologjike, ritja e kërkesës për çrodukte të ndryshme si edhe kapitalizmi në vetvete po ndikojnë masivisht në deprivimin e gjumit tek njerëzit. Ky trend më shumë se tek moshat e mesme po zhvillohet në një mënyrë  rrezikshme tek brezat e rinj të cilët çdo ditë e më shumë po anashkalojnë oraret e nevojshme të fjetjes.

Sipas studimeve shkencor të kryera deri më tani, një adoleshent duhet të flejë 9 deri në 9 orë e gjysëm në ditë, por në realitet shumica e adoleshentëve flenë vetëm 7 ose më pak orë në ditë.E gjitha kjo vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale por edhe e neglizhencës së gjumit për të kryer aktivitete për të cilat nuk kanë kohën e mjaftueshme gjatë ditës si pasojë e akthviteteve të detyrueshme që duhet të kryejnë.

Mungesa e gjumit është shkaktar i një sërë problemesh, si  shëndetësore  ashtu edhe peofesionale. Çrregullimet hormonale janë të lidhura shpesh me mungesën e gjumit, gjithashtu edhe humbja e vëmendjes dhe dobësia gjatë ditës mund të rezultojnë në një performancë të ulët në shkollë apo në punë

.

Në një pyetësor të organizuar u pa se të gjithë nxënësit e pyetur flinin më shumë se 4 orë në ditë. 14.4% e tyre thonë se flenë vetëm 4 deri në 5 orë, sasi kjo që është sa gjysma e sasisë së rekomanduar. 40.8% deklarojnë se flenë 6 -7 orë në ditë aq sa mesatarja për adoleshentët e vendeve të tjera. Pjesa tjetër përkatësisht 32% 8-9 orë dhe 12.8% më shumë se 9 orë, duket se janë edhe grupi më i përgjegjshëm i të rinjve.

Në fakt për vendin tonë mungojnë stufimet e mirëfillta të cilësisë së gjumit në popullatë, e kjo rezulton në mungesën e grafikëve për këtë aspekt të jetës. Gjumi është tejet i rëndësishëm për njeriun, prandaj ai nuk duhet kurrsesi të neglizhohet.

Referenca: 

https://docs.google.com/forms/d/1yLIi7iSP17ybtf6bMSnM9Gx9MxA_bNzLYe1vMVnoXSQ/edit?usp=drivesdk – Pyetësori

https://www.nationwidechildrens.org/specialties/sleep-disorder-center/sleep-in-adolescents#:~:text=The%20average%20amount%20of%20sleep,Shift%20in%20sleep%20schedule – Informacioni