ICTSlab, zhvilloi programin tre ditor social-rinor PONDER për të pajisur të rinjtë me aftësinë e të menduarit kritik.

45 të rinj nga shkollat e Tiranës, Kamzës, Pakuqanit dhe Babrrusë, u trajnuan nga 8 mentorë në përdorimin e shkrim-leximit kritik, diversitetit të mediave, pozicionimit dhe eksperiencës, leximit të imazheve, fuqizimit përmes shkrim-leximit mediatik dhe rreth një përvoje të suksesshme pune praktike.

5 të rinj nga këta pjesëmarrës do të kenë mundësinë të ndjekin internship në kompani të njohura mediatike dhe 10 të tjerë do të shndërrohen në influencues duke publikuar shkrimet e tyre në blogje të ndryshme.

“Ky trajnim synon ti pajisë të rinjtë me aftësi të cilat normalisht nuk fitohen përmes edukimit formal duke i bërë ata më konkurrues dhe duke rritur mundësinë e tyre për punësim” tha përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Dr Roberto de Bernardi.

Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike zj. Harriet Morgan tha se mbështetja e PONDER është pjesë e një programi të gjerë nisur nga Mbretëria e Bashkuar në 2019-ën për të luftuar skllavërinë moderne dhe qasja kritike ndaj informacionit është jetik.

“Të rinjtë janë agjentë të ndryshimit për mirë të vendit të tyre dhe detyra jonë është ti mbështesim ata,” tha bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala.

Nisma u përshëndet nga zëvendës Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit zj. Nina Guga e cila falënderoi UNICEF për mbështetjen e vazhdueshme dhënë qeverisë Shqiptare.