Ky shkrim është përgatitur në kuadër të programit Ponder Albania me fokus mendimin kritik në media, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe implementuar nga ICTSlab.
Markel Pajo / Ponder Albania
A e dini se shpërdorimi i ushqimit rezulton në rreth $218 miliard ne vit? Me këtë shumë mund të ndërtojmë rreth 1213 spitale e shkolla moderne. Çdo ditë shpërdorohen me mijëra tone ushqimesh për shkaqe nga më të ndryshmet. Cilat janë shkaqet që çojnë ne shpërdorimin e ushqimit dhe si mund t’i ndalojmë ato?
Çdo ditë 1/3 e ushqimit shkon dëm, kjo si pasojë e mbiprodhimit, mos llogaritjes së sakte të ushqimit të nevojitur, mos konsumimi, skadimi, dëmtimi gjatë transportimit etj. Të gjitha këto mund të shmangen duke llogaritur mirë sasinë e ushqimit të nevojshëm, të kemi kujdes çfarë ushqimesh blejmë e konsumojmë dhe të kontrollojmë ushqimet që hedhim në mbeturina. Nëse i bëjmë këto gjëra do të ndihmojmë shumë familje të varfra që nuk kanë mundësi për të siguruar ushqim. Sikur ky fenomen të ulej me 20%, rreth 10000 familje do të kishin ushqim mbi tavolina çdo natë. Kostot e ushqimeve do të uleshin shumë dhe jeta do të ishte më e lehtë.
Shpërdorimi i ushqimit është një fenomen i cili po rritet dita-ditës në vend që të ulet. Kjo është shumë alarmante dhe prodhimi i ushqimit po bëhet shumë i vështirë nga ndikimet e kushteve atmosferike dhe ndotjet e ajrit, tokave dhe ujit. Një ditë nuk do të ketë mjaftueshëm ushqim për të gjithë njerëzit, prandaj njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të ulin shpërdorimin e ushqimit që të shpëtojmë të ardhmen e njerëzimit.