Ky shkrim është përgatitur në kuadër të programit Ponder Albania me fokus mendimin kritik në media, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe implementuar nga ICTSlab.

 

Nigel Xherimeja / Ponder Albania

 

Zakonisht, unë jam ai person i cili provoj shumë gjëra të reja. Pavarësisht kësaj, çuditërisht, gjërat shkojnë mirë. Sidoqoftë, dështimi është pjesë e ekuacionit dhe na mëson shumë. Për mua, dështimi ka të bëjë me mosplotësimin e pritshmërive të të tjerëve si dhe të miat.

E sipërpërmendura është një histori e imja kur isha në klasën e 9-të. Në atë kohë, kisha vetëm disa muaj që mora kitarën dhe përpiqesha të tregohesha. Kështu që, një ditë, më lindi ideja të performoja para klasës sime. Unë personalisht nuk kisha luajtur kurrë në publik me kitarën time, kështu që kjo ishte diçka e re. Në momentin që fillova të luaja, i shihja të gjithë duke u bërë kureshtarë deri në momentin që fillova të këndoja. Zëri im i pa ngrohur filloi të shfaqej. Krejt papritur, më zuri paniku dhe fillova të nxitohesha. Megjithatë, mësuesja ime e muzikës ishte e qetë dhe më dha një buzëqeshje sikur donte të thoshte: “Është mirë, qetësohu!” E dija që e menderosa, por klasa ende më përgëzonte. Adrenalina po më vërshonte në venat si kurrë më parë, ndërsa mësuesja tha: “Ne të gjithë fillojmë nga diku”. Siç e përmenda, dështimi për mua ka të bëjë me mosplotësimin e pritshmërive të të tjerëve si dhe të miat.

Ajo ditë mban ende një vend të veçantë në zemrën time, edhe pse ishte një dështim. Megjithatë, ajo që më pëlqen për dështimin, është ngritja dhe lufta kundër me më shumë përvojë. Kjo ditë ishte lloji i përvojës që më mësoi të kontrolloja emocionet e mia. Mësova se sido që të jetë, dështimi është pjesë e procesit dhe të ndihmon të bëhesh versioni më i mirë i vetes.