Eksperienca ime ne PONDER
Pak informacion rreth PONDER (per me teper mund te vizitoni faqen zyrtare https://ponder.al e cila eshte burimi i ketij informacioni)
PONDER është një program social rinor nga UNICEF Albania në bashkëpunimme ICTSlab.
Nje program i cili ka si qëllim të nxisë tek të rinjtë aftësinë e të menduarit kritik në lidhje me informacionetqë marrin nga të gjitha llojet e mediave.
PONDER realizohet nëpërmjet një kurrikule e cila përmban: Leksione, Lojëra dhe Ushtrime interaktive në një Workshop3 Ditor.
Nisja e kesaj eksperience po aq sa te bukur edhe produktive filloi me njohjen e ketij programi nepermjet mikes sime te ngushte. Se bashku vendosem te aplikonim e te merrnim pjese, dhe kur u informuam per perzgjedhjen tone mezi prisnim fillimin e workshop-it.
Ditet kaluan e keshtu pritjes sone i erdhi fundi, nga ku do te fillonte nje nder eksperiencat me te bukura qe kemi kaluar. Pas nje prezantimi nepermjet platformes Zoom ne arritem te njiheshim me teper me programin, mentoret, grupet ku do te merrnim pjese si dhe pjesetaret.
Pasi mberritem ne vendtakim arritem te njiheshim personalisht me pjesetaret e grupit dhe mentoret tane. Cdo gje shkoi shume mire. Se bashku me 2 pjesetaret e tjera, u rehatuam ne dhomen tone, u pajisem me “uniformen” e lezetshme te PONDER e me pas te gjithe se bashku shkuam ne nje nga sallat e Resortit Stela ku edhe po qendronim.
Nisem te flisnim e te njiheshim me gjeresisht me njeri-tjetrin e me pas te diskutonim rreth temave perkatese ku gjithashtu realizuam edhe lojera zbavitese e u familjarizuam me teper. Patem nje pushim te vogel ku konsumuam dicka dhe komunikuam me familjaret tane. Pas ketij pushimi u kthyem pereseri ne sallat e caktuara per te vazhduar pjesen tjeter te workshop-it.
Konsumuam darken dhe pas kesaj stafi na dha mundesine te ndiqnim nje film me teme edukative sic eshte nje teme e shumeprekur si bullizmi. Para fillimit te filmit drejtuesi i progamacionit shtroi disa pika per sa i perket ecurise se projektit. Stafi u tregua shume mikprites e detajist duke na dhuruar secilit prej nesh nje pusulle e cila mbeshtillte nje cokollate e me disa fjale pershkruese e mbeshtetese .
Tashme kishte ardhur koha per te fjetur dhe ne do te akomodoheshim ne dhomat tona. Pas bisedave me shoqet e dhomes, gjumi trokiti ne syte tane ne menyre qe ne te ishim gati per diten e neserme.
Dite e re, ku shume pune na priste perpara,po ashtu edhe argetim! U zgjuam ne orar dhe iu bashkuam te tjereve per te konsumuar mengjesin,ku me pas do te shkonim ne sallat e meparshme per t’iu rikthyer pjeses se mbetur te workshop-it. Tashme te familjarizuar cdo gje po shkonte akoma edhe me mire e kjo fale lojerave zbavitese,dhe momenteve shume te bukura qe mentoret na dhuruan. Nje dite teper zbavitese ne te cilen cdo ceshtje apo teme e caktuar per cdo grup u be me shume deshire dhe argetim. Pervec grupit tone arritem te shoqeroheshim dhe me grupet e tjera cka do te thote me teper miq te rinj.
Ajo cfare me beri me teper pershtypje eshte fakti se secili prej nesh kishte mundesine te shprehej lirisht dhe te thoshte cdo mendim te tijin e ku respektonim njeri-tjetrin gjate gjithe kohes. Fale mentores sone, Loreles, ne u ndjeme me te mikpritur per te thene cdo ide tonen , duke krijuar keshtu biseda e diskutime sa me te kendshme dhe ku puna ndihej me argetuese.
Gjithashtu shoqeruese e jona gjate pushimeve te shkurtra ishte dhe muzika. Diskutimet e shakate mes grupeve tona vazhduan dhe kur ne konsumuam vaktin e drekes , e me pas ku vazhduam serish punen.
Pjese e ceshtjeve tona ishin
- shkrimi dhe leximi kritik mediatik,analize e nje artikulli
- diversiteti i medias,pozicionet dhe eksperiencat
- fake news, plagjiatura
- Leximi i fotografive,rritja nepermjet Critical Media Literacy
Pas perfundimit te gjithe punes sone kaluam ne nje tjeter salle me te madhe ku ishin te pozicionuara tavolinat sipas grupeve.
Drejtuesi i programacionit u shpreh me teper ne lidhje me ecurine e projektit dhe ftoi mentoret qe te shperndanin certifikatat per cdo pjesetar te grupit te tyre. Pas dhenies se certefikatave ne kaluam edhe pak me teper kohe zbavitese me njeri-tjetrin gje qe do te ishte dhe si pershendetje para se te largoheshim.
Dua te them se ishte nje nder eksperiencat me te bukura qe kam kaluar dhe definitivisht do t’ia rekomandoja cdo bashkemoshatari te marri pjese ne aktivitete te tilla jo vetem edukuese , por edhe argetuese. Pervec informacionit te perfituar i cili eshte vene ne zbatim qe ne momentin e pare te marrjes se tij gjithashtu arrita te shpreh idete e mia lirisht dhe te kem pjesetare te rinj ne rrethin tim shoqeror.
FALEMINDERIT PONDER!