Ponder Albania

rep shq
qendro shkolle
ambasada ital
unicef

Në bashkëpunim me

icts_hover

Edicioni PONDER “Kritikët e Rinj”

Edicioni PONDER “Kritikët e Rinj” është një program social rinor nga UNICEF Albania në bashkëpunim me ICTSlab.
Ky program ka si qëllim të nxisë tek të rinjtë aftësinë e të menduarit kritik, veçanërisht në lidhje me informacionet që marrin nga të gjitha llojet e mediave.

PONDER realizohet si një platformë e veçantë ku të rinjtë kanë mundësinë të shpalosin aftësitë e tyre në mendimin kritik nëpërmjet eseve të cilat shpalosen aftësitë e tyre dhe perspektivat inovatore e zërin e të rinjve në Shqipëri.

Ky edicion do të zhvillohet në qytetin e Tiranës, në datën 30 Qershor 2023 dhe do të përfshijë aplikantë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Konkursi “Kritikët e Rinj” PONDER do të përzgjedhë 5 fitues me esetë e tyre, të cilët do të shpërblehen me 5 tabletë në eventin e madh në Tiranë!

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” me financimin e Qeverisë Italiane dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Ambasada Italiane dhe ICTSlab.

Cfarë është
PONDER?

PONDER është një program social rinor nga UNICEF Albania në bashkëpunim me ICTSlab.
Ky program ka si qëllim të nxisë tek të rinjtë aftësinë e të menduarit kritik, veçanërisht në lidhje me informacionet që marrin nga të gjitha llojet e mediave.
PONDER realizohet nëpërmjet një kurrikule e cila përmban: Leksione, Lojëra dhe Ushtrime interaktive në një Workshop 3 Ditor.

OBJEKTIVAT

ZHVILLIM I AFTËSIVE TË TË
MENDUARIT KRITIK
KONKURSE KREATIVE
MIDIS TË RINJVE
MUNDËSI INTERNSHIPI
SOCIALIZIM NËPËRMJET
PLATFORMËS PONDER

Pse të bëheni pjesë
e PONDER?

• Nxit aftësitë për të menduar
në mënyrë kritike në lidhje me informacionet
që merren në media.
• Përmirëson aftësitë e shkrim-leximit kritik
në media nëpërmjet mentorimit të vazhdueshëm.
• Aftëso të kuptuarit dhe sfiduarit e
informacioneve subjektive.
• Merr pjesë në Workshopin tre ditor PONDER, me të
gjitha shpenzimet e përfshira.
• Mundësi Internshipi në institucione mediatike.

Kush mund
të marrë
pjesë
PONDER?

• Adoleshentët dhe të rinjtë
e grup-moshës 15- 21 vjeç
• Rezidentët e Republikës së Shqipërisë
• Adoleshentët dhe të rinjtë që janë të
interesuar të përmirësojnë aftësitë e
të menduarit në mënyrë kritike.
• Adoleshentët dhe të rinjtë të interesuar dhe
apasionuar në letërsi, në shkrim, në mediat
e shkruar dhe vizive, media sociale etj.

KURRIKULA E PONDER

Si të aplikoni ?

• Individualisht ose në grup , duke plotësuar të dhënat demografike
• Lexoni me kujdes përmbajtjen e aplikimit tuaj
• Na tregoni çfarë iu motivon për të aplikuar në këtë program
• Shkruani opinionin tuaj se si do t’iu ndihmojë ky program në të ardhmen
rep shq
qendro shkolle
ambasada ital
ictslab
unicef