“Fake News” është një fenomen që ka ardhur në rritje me kalimin e viteve dhe ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë jetën e të gjithëve. Qëllimi i këtij artikulli është të shohim cfarë ndikimi ka ai në jetën, mendimin dhe perceptimin e adoleshentëve.
Mediat sociale janë burimi më i pabesuar i lajmeve në të gjithë botën[1]. Gjithashtu ato janë lloji më i përdorur i medias dhe burimi kryesor i lajmeve për adoleshentët. Kjo bën që ata të jenë më të prirur ndaj ndeshjes me “Fake News”. Ky fenomen ka ndikuar në mënyrën se si adoleshentët lidhen me njëri tjetrin dhe me kuptimin e botës rreth tyre, gjë që mund të ketë efekte serioze negative në shoqërinë në të ardhmen[2].
Gjithashtu një ndikim më konkret dhe i drejtpërdrejtë i fake news tek adoleshentët është ndikimi në shëndet. “Fake News” i përcjellë nëpërmjet mediave sociale inkurajon kulturën e dietave gjë që sjell një çrregullim në ushqyerjen e të rinjve. Deri në moshen 17 vjeçare 89% e vajzave kanë provuar një dietë dhe 50% e vajzave adoleshente dhe 30% e djemve adoleshtentë përdorin metoda jo të shëndetshme për kontrollin e peshës[3]. “Fake News” promovon ilaçe dhe kura jo të aprovuara nga mjekë profesionalë duke vënë në rrezik jetën e adoleshentëve. Përveç shëndetit fizik, dëmtohet dhe ai mendor. 50% e adoleshentëve me një çrregullim në ushqyerje vuajnë nga depresioni[4].
Si rrjedhojë e ndikimit në mënyrën se si adoleshentët kuptojmë botën rreth tyre, “Fake News” mund të shkaktojë frikë tek të rinjtë. Duke qënë se “Fake News” përpiqen të ngjallin emocione të forta tek njerëzit, ato zakonisht mbështeten mbi ngjarje të kohës në mënyrë që të ngjallin panik dhe frikë te audienca. Gjithashtu mund të krijojë një përshtypje fallco për tema të caktuara. Mund të pasqyrojë njerëzit e fesë islame si terroristë dhe kështu shumë adoleshentë i shohin si të tillë, dhe ata i pasqyrojnë këto ide në mjedisin ku jetojnë.
Si përfundim, “Fake News” ka një ndikim negativ tek të gjithë, por veçanërisht tek adoleshentët. Jo vetëm sepse ata janë më të prirur ndaj ndeshjes me “Fake News”, por edhe pse në këtë moshë, çdo gjë që ata lexojnë, shohin ose dëgjojnë ndikon në jetën e tyre në një mënyrë afatgjatë.
[1] Amy Watson, “Fake news worldwide- Statistics & Facts”, 10 shtator 2020, “Statista”, https://www.statista.com/topics/6341/fake-news-worldwide/
[2] Mike Stone, “Teens Need to Be Able to Discern Fact From Fiction. That’s Where Adults Come In”, 19 maj 2019, “Educationweek”, https://www.edweek.org/ew/articles/2019/05/20/teens-need-to-be-able-to-discern.html
[3] Polaris teen centre, “10 statistics of teenage eating disorders”, 12 korrik 2018, https://polaristeen.com/articles/10-statistics-of-teenage-eating-disorders/
[4] Polaris teen centre, “10 statistics of teenage eating disorders”, 12 korrik 2018, https://polaristeen.com/articles/10-statistics-of-teenage-eating-disorders/