Ne Bashkine Kamez prej disa kohesh eshte ngritur pyetja nese gjimnazi duhet te jete apo jo i detyrueshem. Ditet e sotme shohim se me kalimin e kohes punesimi kerkon te pakten arsimin e mesem dhe megjithate shume te rinj nuk e perfundojne gjimnazin pasi ligji nuk percakton detyrim per perfundimin e tij . Mirepo cfare ndodhe me keta te rinj,te cilet per arsye te ndryshme nuk arrijne te perfundojne gjimnazin ? A jane dyert e tyre te hapura ne tregun e punes ? Apo duhet t’iu drejtohen puneve te zeza ?

Kushtetuta Shqiptare percakton qartazi qe gjimnazet e pergjithshme apo profesionale jane fakultative ndryshe nga 9-vjecarja dhe si e tille nuk mund te detyrojme nxenesit te fillojne arsimin e mesem .

Per t’i dhene nje tjeter emer gjithe kesaj hipoteze , Drejtoria Arsimore Kamez vendosi te shtrije gjeresisht kete pyetje permes pyetesoreve tek prinderit dhe nxenesit . Qendrimet e mbajtura ishin te ndryshme dhe argumentat e dhena ishin te shumta .

Shume prinder ishin pro vendosjes se nje ligji te tille ,duke pohuar se kjo do te sillte nje edukim me te mire te brezave te rinj . Ata u argumentuan me faktin qe mosha 16-18 vjec eshte nje moshe tejet delikate per mos t’iu ofruar vemendja e duhur . Vendosja e nje ligji te tille do te conte ne ulje te kriminalitetit dhe ulje te numrit te emigracionit nga te rinjte . Ata kerkonin qe cdo i ri te kishte nje dere te hapur ne tregun e punes duke u shkolluar .

Nga ana tjeter kishte shume prinder ,te cilet ishin totalisht kunder vendosjes se nje ligji te tille. Ata mendojne se nuk mund te detyrojme adoleshentet te vazhdojne arsimin e mesem . Disa prej tyre shprehen se adoleshentet mund te emigrojne dhe te ndjekin arsimin jashte .

Per te marre nje mendim me te permbledhur nuk mund te mungonin as opinionet e eksperteve per temen . Per kete u mundesua nje interviste me ekspertin ne fushen e arsimit ,pedagogun dhe drejtorin  e zyres arsimore Kamez .

Gjate intervistes me zotin Gentjan Murataj ai u pyet nese ishte dakord apo jo me zerin e shumices se prinderve . Ai u shpreh si me poshte:”Kur flasim per arsimin duhet te kemi kujdes pasi eshte fusha,e cila ka ndikim te gjere ne shoqeri .Dhe per t’i dhene nje pergjigje pyetjes suaj,fillimisht jane disa procese ,te cilat duhet t’i shpjegojme . Se pari kurrikula e studiuar nga disa specialiste te MASR ,percakton se sistemi fillor deri ne 9-vjecare eshte i detyrueshem , ndersa gjimnazet dhe shkollat profesionale jane fakultative . Ajo qe dua te them eshte se une personalisht nuk mendoj qe arsimi I mesem te jete i detyrueshem. Ka plot nxenes ,te cilet kane prirje ne nje fushe te caktuar dhe s’do t’ia dije per studimin e nje lende te caktuar .Pra ai mund te doje nje shkolle profesionale,dhe te studioje ne  nje shkolle te tille,ku nuk i hyn ne pune kimia apo fizika. Prandaj une personalisht si drejtor i zyres arsimore Kamez ,por edhe si mesues ne arsimin e larte nuk mendoj se arsimi i mesem duhet te jete i detyrueshem .”

  Gjithashtu Zoti Gentjan Murataj u pyet per nivelin e arsimit nga viti ne vit, dhe nese aparatura shteterore po peson renie apo ngritje ne nivel zbatimi te njohurive . Nje pyetje te se ciles ai iu pergjigj pa hezitim ,sic vijon me poshte :

  ”Nese i referohemi eksperiences sime ,niveli arsimor sot ka ardhur ne rritje ,sepse kemi rritje ne nivelin zbatues. Ne qofte se me pare ,metoda e vjeter ka patur ne qender mesuesin ,ku mesuesi vetem shpjegonte dhe nxenesit riprodhonin ,tani kemi arritur ne disa faza te tjera. Eshte faza komentiviste dhe konstruktiviste ,ku nxenesi eshte bashkepunetor me mesuesin. Zbatimi i asaj qe meson nxenesi ka ardhur ne rritje dhe eshte larguar tradicionalja me qender mesuesin . ”-shton eksperti ne fushen e arsimit zoti Gentjan Murataj.

  Ashtu si ne Bashkine Kamez ka dhe shume zona te tjera ,te cilat kane ngritur ne diskutim te njejtin problem . Nje fushe me ndikim kaq te gjere ne shoqeri ka nevoje per nje analizim me te thelle ,pasi shkolla eshte nje nder institucionet sociale kryesore ne vend. Duke u nisur nga vete funksionet qe shkolla ka ,une i bashkohem nje zeri mendimeve te shumices se prinderve ,te cilet mendojne se arsimi i mesem duhet te jete i detyrueshem. Duke qene se Kushtetuta e Republikes se Shqiperise,e cila bashke me ligjet kryesore ,aktet ligjore dhe dokumente te tjera te rendesishme,e konsideron sektorin e arsimit si prioritet ,une nuk mendoj se duhet te vendosen masa shtrenguese vetem per nje grupmoshe te caktuar . Sikurse shume prinder mendoj se mosha,e cila perfshin gjimnazin eshte nje moshe ne te cilen adoleshentet nuk paraqesin nje maturi psikologjike . Si te tille ,ata vendosin duke mos menduar per trysnine e se ardhmes .

Shume prinder ndihen te shqetesuar se 9 vjecarja nuk mjafton te edukoje femijet per aftesimin e jetes dhe punes ne kontekste te ndryshme . Mos vendosja e nje ligji te tille ,ka cuar ne shkeljen e disa te drejtave te femijeve dhe shfrytezimit te tyre ne shoqeri nepermjet punes nen moshen e caktuar. Zerat e ngritura per diskutimin e ketij projektligji nuk synojne zhdukjen teresore te kriminaliteteve te lehta ,por nje protokoll te ri te edukimit te brezave.

Megjithate ajo cfare ka vertete rendesi eshte qe MASR nuk e ka hedhur ne diskutim nje projektligj te tille pasi specialistet e fushes se arsimit kane menduar ne te miren e shumices se opinioneve .

 

Alesia Mateli