Organizuar në kuadër të Projektit “Qëndro” nga qendra laboratorike e aftësive të shekulli 21 ICTSlab dhe UNICEF Albania, u mbajt në datat 27-29 Prill edicioni kombëtar i Ponder në qytetin e Tiranës.

Aktiviteti zhvillohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Ambasadën Italiane.

Ponder është një program social-rinor objektivi i të cilit është nxitja e aftësisë së menduarit kritik dhe qasjen kritike ndaj informacionit ditor në rrjetet socialet dhe media tradicionale.

Edicioni kombëtar, ku morën pjesë mëse 60 të rinj, e sjell në 5 numrin e aktiviteteve organizuar nga Ponder ku të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve.

11 mentorë nga fusha e medias, publicistikës dhe shoqërisë civile mbështetën të rinjtë gjatë punëtorisë e cila u zhvilluar për tre ditë me radhë: Fation Binjaku, Adrian Zalla, Xheni Hatillari, Ana Shahini, Antonio Demiri, Elda Gostivari, Matias Ndini, Manjola Hasa, Stiven Shala, Diogjen Kolici dhe Anri Bala.

Kurrikula e Ponder ndahet në katër module: Shkrim Lexim kritik mediatik, Llojet e mediave, Lexim i Fotografive dhe Fuqizim përmes shkrimit dhe leximit kritik mediatik me të cilat të rinjtë trajnohen gjatë dy ditëve të para.

Aktiviteti u mbyll me një bashkëbisedim interaktiv me mentorët, pjesëmarrësit dhe anëtarë të stafit në fund të ditës së dytë.

Modulet përgatisin të rinjtë për punimin e tyre final, një ese e cila vlerësohet nga një juri që në edicionin e pestë të saj kishte pesë mentorë dhe bashkëthemeluesin e ICTSlab z. Kushtrim Shala.

Në ditën e fundit të edicionit të kombëtar u mblodh juria për të dhënë verdiktin e saj në lidhje me esetë e përgatitura nga të rinjtë. Punimet më të mira konkurruan për çmimet e këtij edicioni të cilat janë 8 internshipe me pagesë pranë mediave lokale dhe kombëtare.

Në fund të trajnimit tre ditor UNICEF Albania dhe ICTSlab pajisën të rinjtë me certifikatë, një ceremoni e cila u ndoq nga afër nga z. Shala.

Misioni i Ponder është të rrënjosë aftësitë e mendimit kritik tek adoleshentët duke i trajnuar dhe edukuar me kurrikulë e cila vë theksin tek rolit i medias në kulturën dhe shoqërinë tonë.

Formësimi i një qasje kritike ndaj informacionit, identifikimi dhe analizimi i këndvështrimeve të ndryshme dhe vërtetësisë, gjykimi i autenticitetit, vlerës dhe burimit të informacionit janë aftësi që të rinjtë i ushtrojnë përgjatë programit Ponder.

Fituesit e Edicionit Kombëtar të Ponder

  • Grejsi Cani “Askush nuk më mësoi qe…”
  • Enia Hoxha “Martesat e hershme në Shqipëri”
  • Kleis Brahimi “COVID-19 dhe pasojat e tij në Shqipëri”
  • Anja Tahirllari “Stereotipet gjinore në shkolla dhe kufizimet që ato kanë të nxënësit”
  • Kristi Bushi “Bullizmi tek adoleshentët e sotëm. Cilat janë shkaqet, pasojat dhe si ta adresojmë atë?”
  • Ergi Kelo “Emigracioni nga Shqipëria dhe perse në nuk duhet tëz largohemi.”
  • Izelda Bakiasi “Shëndeti mendor dhe rrjetet sociale”
  • Helena Kace “Shqipëria, vendi i mundësive për të rinjtë në fushën e informatikës dhe teknologjisë”