Në botën e sotme, media ka fuqinë të modeloje perceptimet dhe opinionin publik mbi ngjarje te caktuara. Marrëdhënia midis medias dhe se vërtetës është tepër komplekse dhe duhet eksploruar ne detaje, duke marre parasysh edhe faktin se ne vendin tone nuk ka ende praktika serioze te studimit mbi ndarjen e audiencës mediatike.
Lajmet e rreme janë faktorë ne peizazhet tona mediatike. Faktet tregojnë se ne Shqipëri përhapen mesatarisht dymbëdhjetë lajme jo te vërteta, me ndikim, çdo muaj. Duke kuptuar se turmat nuk njohin etjen për te vërteten dhe i japin përparësi iluzioneve, vjen si pasoje përhapja e atyre çfarë ne quajmë lajme roze ose lajme te lehta.
Organet mediatike menaxhohen nga individë apo kompani, qe kane interesat e tyre ose lidhje me partitë politike. Kjo mund sjelli shfrytëzimin e mediave, duke mbajtur qëndrime jo te sakta dhe me censure për te ndihmuar ne plotësimin e planeve për përmbushjet e interesave personale, shpesh paralizuese për konsumatorët e informacionit. Lajmi i rreme ka pasoja si implementimi i ideve te gabuara ashtu si edhe dëmtimi i figurës mediatike.
Për me shume, media ka mundësi përzgjedhje se si te trajtoje një histori, çfarë te përfshije dhe çfarë te përjashtoje. Prandaj ajo mund te jete e njëanshme duke zgjedhur ne mënyre selektive informacione për te mbështetur një këndvështrim te caktuar, ndonjëherë një gënjeshtër.
Nga ana tjetër, media mbetet ende burimi i shpërndarjes se te vërtetës me me shume autoritet ne çdo grup moshe. Etika e përcjelljes se aktualitetit ne mënyre profesionale dhe transparente është kryesore për ato media te konsideruara serioze.
Ka ende gazetare apo analiste qe nuk duan te mbizotëroje jeta fantazmagorike e përfytyrimeve ndaj bëjnë një raportim objektiv mbi lajmet, duke ndjekur rregulla strikte te te shkruarit. Qëllimi i tyre është të ofrojnë burime te sakta dhe te pavarura, si edhe te rrisin besimin te masa e popullsisë qe shfaq interes.
Liria e përdorimit te mediave, kryesisht rrjeteve sociale por jo vetëm, sjell diversitet te përdoruesve dhe te këndvështrimeve qe paraqiten aty. Ne ketë mënyre media kthehet ne një mjedis me demokratik dhe përqindja e përhapjes se informacionit te vërtete rritet.
Si përfundim, media ka potencialin për te shpërndare te vërteten ose për te dezinformuar. Duke riparë te gjitha mundësitë për karakterin e mesazheve qe media përcjelle, përgjegjësia e zgjedhjes se duhur bie mbi publikun. Ky i fundit duhet te konsumoje ne mënyre kritike dhe te verifikoje faktet me te cilat mund te përballet, për te formuar mendimet e tij dhe kuptimin e ngjarjeve. Shoqëria ka një nocion te qarte për forcën e madhe qe përhapja e informacionit zotëron dhe ndikimin ne nivelin kulturor ne masa te zgjeruara, ndaj përmirësimi dhe zhvillimi mediatik duhet te jete synim ne vitet ne vijim.
Punoi: Nurilda Hoxha