Ky shkrim është përgatitur në kuadër të programit Ponder Albania me fokus mendimin kritik në media, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe implementuar nga ICTSlab.
Elsea Hyso / Ponder Albania
Largimi kaq në masë i popullit tonë drejt vendeve më të zhvilluara, i nisur që me ardhjen e pluralizmit dhe demokracisë në vitin 1991,ka qenë dhe do të mbetet nga plagët më të mëdha që ka Shqipëria. Por, a kanë të drejtë kjo pjesë e shoqërisë që duan të gjejnë strehim larg vendit të tyre?
Rinia shqiptare, e sidomos mosha e adoleshencës, janë çdo ditë në mëdyshje, për të qëndruar apo për tu larguar nga vendi, si për arsimim më cilësor ashtu edhe për krijimin e një jete më të mirë. Largimi, mund të duket si diçka shumë e thjeshtë dhe e justifikueshme, kjo për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike, por ka argumente që i kundërshtojnë këto justifikime.
Sipas raportit të OKB në statistikat për Divizionin e Popullsisë, që nga viti 1990 deri në vitin 2020,nga Shqipëria janë larguar rreth 1,2 milion banorë. Nga ky raport është nxjerrë një parashikim ku mendohet se, deri në vitin 2100,popullsia e Shqipërisë do të ketë rënë në 1,32 milion banorë, dukë u tkurrur me 52% në krahasim me vitin 2017.Këto shifra mund të duken të tepruara, por Shqipëria është renditur në vend të tretë pas Marokut dhe Ukrainës, për numër shtetasish të refuzuar nga BE për leje qëndrimi në vendet anëtare, kur numri i të refuzuarve është kaq i madh, mund ta marrim me mend se sa më i lartë është numri i plotë i aplikantëve.
Ka shumë arsye që largimi të na duket si zgjidhja më e mirë. Ne e kemi parë qe kushtet e jetesës dhe arsimit në Shqipëri lënë për të dëshiruar. Kështu të gjithëve na lind nevoja që të ndjekim zhvillimin, dhe duke qenë se në vendin tonë nuk e kemi, e kërkojmë atë në vendet e tjera. Për sa i përket arsimimit, mund të themi se, vendet e BE-së, aty ku ne kemi më shumë përfitim për të shkuar, kanë një lloj standardi që na formon ne në degën që zgjedhim me anë të një mënyre të sofistikuar. Kurse, tek kushtet e jetesës, mund të themi se vendet e BE-së kanë një zhvillim, më të cilin Shqipëria nuk mund të krahasohet, por kjo s`do të thotë se ky është një synim i pamundur.
Pavarësisht këtyre arsyeve me peshë të madhe, largimi i rinisë nga Shqipëria, nuk do e përmirësojë gjenden e popullit tonë, përkundrazi do e përkeqësojë. Mendoj kështu sepse rinia është e ardhmja. Rinia është ajo që duhet ta nxjerrë vendin tonë nga kjo gjendje e pakënaqshme. Absolutisht, arsimi në vendet e zhvilluara na jep më shumë avantazhe, por pse këto avantazhe t`i përdorim në favor të një vendi që realisht, nuk ka nevojë për inovacion, por t`i përdorim në favor të Shqipërisë jo vetëm si vend i prapambetur, por edhe si mënyrë për të bërë origjinën tonë një vend për tu marrë shembull.
Për të përfunduar, doja të thoja se rinia shqiptare, përpara se të mendojë “largimin e përjetshëm”, duhet të arsyetojë dhe pikëpamjet e tjera siç është kthimi në vendin tonë për të vazhduar dhe përshpejtuar rrugën e zhvillimit. Pastaj siç thotë edhe populli: “Pse të shkosh nga i pari i fshatit, i fundit i qytetit?”.
Referencat:
1.Faktoje.al,artikull i shkruar nga Marjo Brakaj,23 Korrik,2020
2.Thenie nga populli.