Viti i ri shkollor, pavarësisht problemeve që u shfaqën si pasojë e pandemisë, filloi në ambjentet e shkollave nën një protokoll të rreptë dhe me orare të reduktuara. Ky vendim u prit mirë nga disa, por kishte edhe qëndrime të tjera që ishin skeptike me argumentin se shkolla mund të kthehej në një vatër të rrezikshme e përhapjes në shkallë të gjerë së COVID-19.

Në udhëzimin e publikuar nga MASR (Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë) ishin përcaktuar protokollet që do zbatoheshin nga drejtoritë, stafi pedagogjik dhe nxënësit, për të reduktuar në maksimum infektimin me COVID – 19. Krahas këtyre masave u publikuan edhe mënyrat e reagimit dhe fleksibilitetit të sistemit arsimor në rastet kur në shkolla identifikohen persona të prekur. Por sipas vendimit nuk ishte MASR ajo që merte vendimin për përdorimin ose jo të skenareve, por ishin shkollat ato që vendosnin në mënyrë individuale, gjë e cila shpesh herë çoi në neglizhencën e plotë dhe mospërdorimin e skenarëve në rastet kur kishte të infektuar brenda ambjenteve të shkollës.

Ndryshe nga skenarët, masat mbrojtëse u zbatuan me rigorozitet nga të gjitha palët, për aq kohë sa flasim brenda ambjenteve të shkollës. Dezinfektimi, përdorimi i maskave dhe matja e temperaturës u bënë të pranishme në cdo shkollë para dhe gjatë zhvillimit të procesit mësimor.Kjo mund të thuhet se nuk mjafton për ruajtjen e popullsisë nga infektimi.

Nga një pyetësor i zhvilluar për temën në fjalë ku morën pjesë në total 478 persona, nga të cilët 78.7% (376) ishin nxënës,7.1% (34) ishin mësues dhe 14.2% (68) ishin prindër, vihet re se 81.2% e tyre mendojnë se shkollat janë një ndër vatrat kryesore të përhapjes se virusit në shkallë të gjerë. Krahas kësaj shifre vihet re se 59.8% e personave të pyetur deklarojnë se masat e vendosura në shkolla nuk zbatohen, gjë e cila duket mjaft shqetësuese pavarësisht se cila palë nuk i zbaton ato, qoftë kjo institucioni arsimor apo nxënësit.

Një tjetër fakt ndoshta jo edhe aq surprizues por që ngjall jo pak polemika për nivelin e sigurisë në shkolla është se 95.4% e personave njohin dikë nga stafi pedagogjik ose një nxënës që është konfirmuar me COVID-19 në ambjentet e shkollës. Kjo shifër jo vetëm që tregon nivelin e rrezikshmërisë që po shfaqet në shkolla por në të njëjtën kohë tregon neglizhencën e shkollave për të marë masa të mënjëhershme për izolimin ose hetimin epidemiologjik të personave të kontaktit në shkollë.

Gjatë një interviste të kryer me një mësuese të njërit prej gjimnazeve të Tiranës,e cila shprehu dëshirë të ruajë anonimatin e saj, kur u pyet rreth hapjes së shkollave ajo u shpreh se;

Vendimi për hapjen e shkollave ishte i mbështetur në gjykimet e vetë nxënësve ,prindërve dhe mësuesve si tre faktorë të rëndësishëm të procesit mësimor .Referuar pyetësorit të realizuar nga MAS  si dhe përvojës së krijuar nga zhvillimi i mësimit on-line  ,mund të shpreh dakortësinë me këtë vendimmarrje .Nxënësit nuk kanë nevojë për informacion rreth temave e koncepteve mësimore ,por edhe për bashkëveprimin që realizohet në orën e mësimit në situate të caktuara ,qoftë dhe në kushte pandemie .Komunikimi me nxënësit në kushtet e mësimit të distancuar është i vështirë si për mësuesit ashtu dhe për ata vetë .Një arsye tjetër që i jep përparësi mësimit në klasë ,është dhe socializimi i nxënësve, pasi u krijohet mundësia të shprehen e ndajnë përvoja duke qënë më të motivuar për të realizuar përgjegjësitë .

Kur mësuesja u pyet për nivelin e respektimit të masave të vëndosura në shkolla, ajo u përgjigj duke thënë;

“Të flasësh për respektimin e masave  duhen statistika ku përmes shifrave të paraqiten rezultatete sondazheve të zhvilluara .Por në rolin e mësimdhënëses  dhe si anëtare e stafit pedagogjik e deklaroj me siguri se në mjediset e shkollës sonë nxënësit zbatojnë  protokollin  dhe përdorin maskën ,  para se të hyjnë në shkollë matet temperatura  dhe ndiqen të gjitha rastet e dyshimta nga mësuesit dhe Drejtoria e shkollës.Stafi pedagogjik bën përpjekjet maksimale për të ndërgjegjësuar nxënësit për respektimin e masave duke përdorur një gjuhë këshilluese .Më tepër problem mbetet respektimi i masave jashte mjediseve të shkollës .Shkolla nuk mund të konsiderohet kurrsesi vatra kryesore e përhapjes së   COVID-19, për aq kohë sa ka ambjente si baret dhe restorantet që nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse.”

Ashtu si kjo mësuese, ka edhe shumë mësues të tjerë të cilët mendojnë se shkolla nuk është vatra kryesore e përhapjes së virusit. Gjithashtu mund të themi se qartazi shkolla është një nga vendet me më pak rrezikshmëri infektimi si pasojë e masave të rrepta të vendosura. Gjithsesi shkolla nuk mund të lihet pa vëmëndjen e duhur sepse ajo mund të ktheht nga një nga institucionet me më shumë rregull në atë më koatikun për sa i përket rasteve të infektimit.

Për të vendosur nëse shkolla duhet ose jo të qëndrojë hapur apo të kalohet në skenaret alternative, pyetësorët nuk janë në fakt mënyra më efikase duke qenë se ato janë lehtësisht të kompromentueshëm, por në vend të tyre duhet të merret parasysh vetëm vendimi i ekspertëve të fushës në bashkëpunim me stafet pedagogjike të shkollave. Mbi të gjitha sistemi arsimor dhe shkolla në vetvete janë hallkat e fundit për të cilat duhet të vendosen sërish masa drastike si mbyllja e tyre totale. Sipas të gjitha analizave të bëra  nga specialistë të fushës, hapja e shkollave konsiderohet si një vendim mjaft i saktë dhe ishte vendimi i duhur për situatën në të cilën ndodhej vendi.

 

Pyetesori– Shkolla dhe COVID-19

Arbëri Shehu