Ne jetojmë në epokën e informacionit, ku çdo ditë na serviren tonelata lajmesh. Siç seleksjonojmë ushqiminin që hamë, ashtu duhet të përzgjedhim edhe infomacionin, që perypim çdo ditë. Si vetë ushqimi i prishur edhe lajmet falso “fake news” të helmojnë, por në këtë rast organi i prekur nuk është stomakut, por truri i cili mbingarkohet me informacione irreale dhe jo të vërteta duke ndikuar kështu drejtëpërdrejtë në arsyetimin apo pikpamjen e individit rreth një çështjeje të caktuar.

Me zhvillimin e teknologjisë, është zhvilluar dhe tjetërsuar midis të tjerave edhe mënyra e marrjes së informacionit. Mediat tradicionale si televizioni, media e shtypur apo radioja, kanë filluar të humbasin peshën e tyre dhe dalë ngadalë të zëvendësohen me një lloj tjetër të medias, siç janë rrjetet sociale. Rrjetet sociale në krahasim me televizionin janë më praktike. Përdoruesi mund të informohet në kohë reale kurdo dhe kudo, që të jetë. Ai nuk ka nevojë të presë orarin e caktuar, për të parë lajmet në televizion apo për t’i dëgjuar ato në radio. Gjithashtu përdoruesi e ka vetë në dorë çfarë informacioni merr. Ai mund të seleksionojë lajmet në bazë të fushave të tij të interesit dhe të lexojë ato artikuj që i interesojnë. Në parim informimi nëpërmjet mediave sociale është mjaftë frytdhënës, por ka një ngerç, i cili është pikërisht fake news. 

Në rrjete sociale kushdo mund të shperndajë lajme dhe të japë informacion. Por shumica e këtij informacioni vjen nga burime jo të kontrolluara apo të certefikuara, gjë që rrjedhon në përhapjen e lajmeve falso. Sigursht nuk perjashtohet fakti, që edhe mediat serioze kanë perhapur dhe vazhdojnë të perhapin fake news, por në këto media ky fenomen është më pak i përhapur dhe thuajse i papërfillshëm në krahasim me sasinë e fake news, që u ofrohet njerëzve në përditshmërinë e tyre nga rrjetet sociale.

Gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, është vënë re qartazi sasia e hiperbolizuar e lajmeve të rreme të shpërndara nëpër rrjete sociale dhe portale jo serioze. Sipas një studimi të kryer nga Md. Sayeed Al-Zaman, i cili ka analizuar 125 fake news rreth COVID-19 të shpërndara në rrjete sociale, në një afat kohor prej 74 ditës nga 29 janari deri në 11 prill 2020, tregohet që 63.2% e këtyre lajmeve kanë qëllim dhe efekt negativ te publiku. Tematikat kryesore ishin shëndetsore, politike, kriminaliteti, fetare dhe të ndryshme, nga të cilat shëndeti luante rolin kryesorë prej 67.2%. Disa nga titujt më viral të shpërndarë në rrjetet sociale rreth korona virusit janë:

  • “Koronavirusi mund të transmetohet përmes mizave të shtëpisë ose pickimeve të mushkonjave”
  • “Pirja e ujit të nxehtë, urinës së lopës, metanolit ose alkoolit është rekomanduar si një kurë e provuar për COVID‐19”
  • “Studiuesit tunizianë zbuluan një kurë për COVID‐19”
  • “Izraeli ka zhvilluar një vaksinë për COVID-19”

Siç shihet më sipër, fake news rreth COVID-19 kanë rezultuar në pretendime të rreme, teori konspirative dhe përhapje të kurave jo të kredituara në lidhje me diagnostifikimin, trajtimin, parandalimin, origjinën dhe përhapjen e virusit. Lajmet e rreme po përhapen me hapa galopante nëpër mediat sociale dhe po rrezikojnë shëndetin publik. Një prej rrjeteve sociale më të bombarduara me infromacion të rremë është Instgrami, i cili e shikon si përgjegjësi vetjake të marrë masa për parandalimin e disinformimit dhe për të ndihmuar përdoruesit të indetifikojnë lajmet e rreme. Me anë të algoritmeve Instagrami ka indetifikuar hashtagët më të përdorur në postime, që permbajne informacion fals ne lidhje me COVID-19.  Momentalisht po punohet për fshirjen e informacionit, jo të postuar nga organizata të kredituara shëndetësore. Gjithashtu ky rrjet social i paraqet përdoruesve, të cilët kërkojnë rreth COVID-19, një listë me links të burimeve të autorizuara dhe certefikuar specifikisht për corona virusin.

Për të dalluar nëse një lajm është falso apo jo, secili prej nesh duhet të ndjekë disa hapa. Së pari duhet të kontrollohet burimi i informacionit, nëse lajmi vjen nga një burim jo i besueshëm ka më shumë ngjasa të jetë i rremë. Nëse informacioni është i shoqëruar me foto ose video, ato duhet të kontrollohen në qoftë se janë të modifikuara apo jo. Mund të ndodh edhe që fotot janë autentike, por janë jashtë kontekstit të artikullit, në këtë rast lexuesi mund të bëjë reverse image search, në mënyrë që të gjejë burimin e fotos dhe ku ndohet ajo tjetër në internet. Lajmet e rreme karakterizohen nga përdorimi i titujve të hiperbolizuar, për të kapur vemendjen e lexuesve. Nëse titulli në pamje të parë duket i pamundur, më shumë mundësi është më të vërtetë i tillë. Krahas titullit edhe formatimi i artikullit luan një rol të rëndësishëm në dallimin e fake news. Një artikull që ka formatim të pazakontë, gabime drejtëshkrimore ose gramatikore apo një formulim ndonëse të çuditshëm të fjalive, është i dyshimtë. Për më tepër lexuesi duhet të tregohet skeptik ndaj përmbajtjes së artikullit. A janë të dhënat kohore ose vendore të sakta dhe koherente? A ka fakte dhe të dhëna konkrete, që dëshmojnë vërtëtësinë e lajmit? 

Në një botë të mbushur me lajme të rreme është esenciale, të jemi selektiv me informacionin, që lexojmë nëpër mediat sociale. Përhapja e lajmve falso është shndëruar në një epidemi për trurin dhe një problem global të ditëve të sotshme. Momentalisht nuk ka asnjë mënyrë 100% efektive për ta zhdukur plotësisht këtë fenomen, megjithatë shumë rrjete sociale si Instagrami kanë ndërmarrë iniciativën për të ulur nivelin e disinformimit, por sidoqoftë zgjidhja e këtij problemi duhet të fillojë me vetë përdoruesit. Ata duhet të tregohen më skeptikë, për të dalluar të pavërtetën nga e vërteta.

 

Burime dhe referenca:

https://www.businessinsider.com/instagram-changes-moderation-policy-for-coronavirus-hoaxes-2020-3

https://www.forbes.com/sites/bernardmarr/2020/03/27/finding-the-truth-about-covid-19-how-facebook-twitter-and-instagram-are-tackling-fake-news/?sh=97b80de19771

https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2020.07.06.20147066v1.full.pdf