Rëndësia e mundësive për të mësuar nga eksperienca në avancim edukativ të studentëve dhe zhvillimin e bizneseve dhe organizatave punëdhënëse është e mirënjohur.
Çfarë është Internshipi?
Internshipi është eksperiencë pune që i ofron studentëve rastin të fitojnë njohuri dhe aftësi të rëndësishme për karrierë të cilat mund të jenë ose jo të lidhura drejtpërdrejtë me fushën e tyre të studimit. Internshipi duhet të ketë objektiva të qarta lidhur me qëllimet profesionale akademike të studentit. Internshipi gjithashtu ofron ekspozimin ndaj fushave të karrierës sipas interesit dhe nuk kërkon angazhim të përhershëm.
Maksimizo Ekperiencën
Mundësitë për të zhvilluar përvojën duke përfshirë praktikën, janë mundësi kyçe për të eksploruar mundësitë e karrierës, për të fituar përvojë dhe për të takuar njerëz nga fusha të ndryshme sipas interesit që ato kanë. Ajo çfarë fiton nga internshipi, varet dhe nga sa investon ti në të.
Më poshtë janë disa këshilla për të maksimizuar përvojën nga internshipi:
- Trego gatitshmëri për pjesëmarrje (merr iniciativë!). Nëse kërkohen vullnetarë për ndonjë detyrë treohu i gatshëm. Trego interesim dhe entuziazëm për të mësuar materialin e ri. Nëse dëgjon për ndonjë projekt për cilin je i interesuar – mos prit ftesën për tu përfshirë. Trego interes dhe pyet nëse mund të punosh. Dil nga “zona e rehatisë” – dil vullnetar për projekte që do të jenë sfiduese, për të parë nëse ke prirje për të zhvilluar aftësi në ato fusha.
- Tregohu profesionist. Tregoji mbikëqyrësit dhe të tjerëve që e merr rolin tënd me seriozitet. Veshja jote, orari dhe përgatitja do të ndikojnë në suksesin tënd gjatë kësaj praktike.
- Mos ki frikë të thuash “Nuk e di si”. Ndërsa punonjësit punësohen duke u bazuar në aftësitë e tyre, shumica e mbikëqyrësve supozojnë që praktikantët kanë nevojë për më shumë trajnim. Konsideroje praktikën si mundësi për të fituar trajnim dhe për të zhvilluar aftësitë e tua. Gjithashtu inkurajo mbikëqyrësin të theksojë mangësitë e tua dhe pranoi kritikat me interes në mënyrë që më vonë të kesh mundësi ti rregullosh, jo me qëndrim mbrojtës ose kundështues. Kjo është një mundësi për të trajnuar veten dhe për të mësuar nga tjerët.
- Bëhu kreativ. Punëdhënësit i shohin praktikantët si “dozë ajri të freskët”. Mund ti ndihmoni punëdhënësit duke sugjeruar zgjidhje për problemet e tyre. Ata dëshirojnë të dëgjojnë ide të reja, por mos prisni të marrin në konsideratë çdo sugjerim tuajin.
- Krijo raporte. Internshipi të ofron mundësi për t’u takuar me praktikantë dhe punonjës të tjerë. Shfrytëzo rastin që je “brenda” organizatës. Mundohu të krijosh intervista informuese me punonjësit nga departamentet tjera për të cilat je i/e interesuar. Sa më shumë individë që takon brenda organizatës, aq më të mira janë shanset për të krijuar kontakte me dikë që mund të të ndihmojë për të kërkuar punë si dhe për të mësuar më shumë.
- Bëhu aventurier. Provo diçka të re, kërko një fushë të karrierës të cilën nuk e ke konsideruar më parë. Kështu mund të zbulosh një karrierë që ndoshta të pëlqen më shumë! Një metodë është të ndjekësh punonjësit të cilët punojnë në departamente të ndryshme të organizatës (Duhet të keni pëlqimin e mbikëqyrësit ose instruktorit para se të veproni kështu).
Cfarë presin zakonisht punëdhënësit
Kur një punëdhënës angazhon një praktikant, ata presin sjellje profesionale. Kjo ndodh gjithmonë pavarësisht nëse internshipi është me pagesë apo jo, apo nëse ky internship ju ndihmon në kredite shkollore apo jo. Praktikantët duhet të mbajnë mend që janë duke u vlerësuar gjatë gjithë kohës.
Më poshtë keni disa rregulla të përgjithshme të sjelljes:
- Kushtojini vëmendje rregullave, procedurave dhe pritjeve që ju janë dhënë gjatë seancës për orientim dhe gjatë trajnimit.
- Nëse iu është dhënë ndonjë manual i punonjësit apo praktikantit, lexojeni dhe mbajeni afër vetes për t’iu referuar.
- Të jeni gati të punoni në oraret për të cilat jeni marrë vesh paraprakisht. Jeni të saktë dhe mos u largoni më herët pa leje.
- Nëse do të mungoni apo vonoheni, njoftoni mbikëqyrësin sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe nëse keni lënë porosi, vazhdoni të kontaktoni kompaninë derisa të keni folur me dikë drejtpërdrejtë për situatën tuaj.
- Nëse jeni të pasigurt për kodin e veshjes, pyesni mbikëqyrësin tuaj.
- Kushtoni vëmendje të gjitha formave të komunikimit. Përgjigjuni në email me fjali të plota dhe kontrolloni drejtshkrimin para se t’i dërgoni. Përdorni gjuhë profesionale kur të bisedoni në telefon.
- Kujdes gjatë bashkëveprimit me punonjësit, posaçërisht nëse ata sillën në mënyrë të papërshtatshme. Shpeshherë, praktikantët duhet të kenë nivel më të lartë profesional se disa nga punonjësit me cilët punojnë.
- Shmangni thashethemet në zyrë dhe raportet e papërshtatshme me bashkëpunonjësit.
- Trajtoni të gjithë me respekt duke përfshirë stafin mbështetës administrativ, stafin për mirëmbajtje dhe praktikantët e tjerë.
- Jini profesional gjatë pjesëmarrjes në aktivitete jashtë zyrës (psh, takime, konferenca dhe aktivitete sociale të kompanisë).
Promovimi i Vetes për Punësim në të Ardhmen
- Duhet të identifikoheni si punonjës të shkëlqyeshëm
- Punoni fort për të lënë përshtypje të mira, ku qëllimi kryesor është të tregoni potencialin tuaj për pozicione pune me orar të plotë.
- Mos hezitoni ë pyesni – kjo do të tregojë interesim për të mësuar dhe ju ndihmon të përmirësoni performancën tuaj.
- Tregoni sjellje pozitive.
- Mundohun të bëni secilën detyrë në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje edhe detyrat e vogla do të vihen re nëse janë realizuar me vullnet dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Mësoni nga punonjësit me përvojë dhe pranoni këshilla konstruktive.
- Kërkoni letër reference para se të largoheni sepse performanca jote është akoma e freskët në mendjen e mbikëqyrësit.
Mësoni për Punëdhënësin
- Gjatë pauzës, drekës apo kur nuk ka intensitet të madh të punëve, pyesni bashkëpunonjësit për punën e tyre. Kuptoni se çfarë bëjnë cdo ditë dhe çfarë iu pëlqen/nuk iu pëlqen.
- Provoni të kuptoni se çfarë kërkojnë kur vlerësojnë kandidatët për pozicione me orar të plotë të punës.
- Mund të gjeni informacione të vlefshme që mund të përdorni në një letër motivuese apo intervistë nëse ndodh të aplikoni për këtë kompani apo ndonjë të ngjashme.
- Prezantohuni me vendimmarrësit – ata mund t’iu ofrojnë informacione të vlefshme se pse dhe si zhvillohen gjërat.
- Kërkoni të merrni pjesë në takime (p.sh. takime të shpeshta me stafin, takime të departamenteve) pasi kjo është strategji e mirë për të mësuar për kulturën organizative të kompanisë.
Krijoni Network-un Tuaj
- Mblidhni kartëvizita – do t’iu duhen kur të kërkoni punë.
- Gjithmonë dërgoni email falenderimi atyre që ju kanë ndihmuar. I shkruani letër falenderimi mbikëqyrësit kur të përfundoni internshipin.
- Mbani kontakte me bashkëpunonjësit dhe mbikëqyrësin pasi të largoheni.
Përgatitja për karrierë
Internshipi shërben si trampolinë për punë, është stili i kohëve të fundit. Studimet kanë treguar që gjysma e të punësuarve kanë ardhur nga internhsip-et. Bizneset kërkojnë njerëz të aftë, të zgjuar dhe që mësojnë shpejt. Shumë praktikantë bëjnë punë të shkëlqyeshme pas diplomimit dhe kjo bën që punëdhënësit t’i thërrasin përsëri.
Aq i përhapur është bërë Internshipi për një të ri në botën e punës sa një e treta e studentëve kanë një apo më shumë Internshipe në CV e tyre. E identifikuar kohët e fundit mundësia e artë në tregun e punës, Internshipi mundëson që studentët të përfitojnë përvojë në fushën e karrierës, të sprovohen në realitetin e jetës së punës si dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të qenë të aftë për një vend pune.
Pse është bërë Internshipi kaq i përhapur?
Arsyeja pse studentët i bashkohen trend-it të praktikantëve është e qartë: studentët kanë frikë nga pamundësitë për zhvillimin e karrierës pas diplomimit për shkak të tregut të punës jo-shoqëror dhe konkurrues. Diploma nuk nënkupton do mosdoshmërisht punë cilësore. Është një fakt i ri i jetës: një Internship i mirë krijon bazën për një CV të mirë. Punëdhënësit ofrojnë Internshipe për të shmangur gabimet monetare që mund të shfaqen në punësime të menjëhershme apo për të mënjanuar idenë që mund të krijojnë në staf me metodat e reduktimit të punonjësve.
Si mund të nisë karrierën tuaj Internshipi?
- Ju mundëson të fitoni përvojë praktike në fushën e tuaj të studimit. Në shkollë ju lexoni për këtë; kurse gjatë Intershipit i praktikoni njohuritë tuaja. Të praktikosh pjesën teorike të mësuar në shkollë është qëllimi i kryesor i Internshipit.
- Identifikon rrugën për karrierën potenciale. Duke vështruar punën e një organizate nga brenda, mund të zbuloni pozicionet specifike që ju interesojnë, pas kësaj mund të ndërmerrni hapat për të arritur në ato pozicione.
- Teston opsionet e karrierës. Të supozojmë që jeni duke përfunduar studimet në inxhinieri, por vini re që më shumë iu pëlqen gjenetika. Internshipi iu mundëson të testoni këtë ndjenjë për gjenetikën në një laborator. Asgjë nuk është më e mirë se përvoja në fushën e karrierës para se të vendosni për atë punë që doni të vazhdoni në një periudhë afatgjatë.
- Përmirëson CV. Intershipi gjithmonë përforcon CV . Ajo iu tregon punëdhënësve potencial që ju jeni të përqendruar, të përkushtuar dhe keni përvojë praktike e cila siguron një punë produktive nga ana juaj. Gjithashtu ju i kuptoni objektivat e punës si dhe e keni parashikuar nevojën për këtë pozicion pune dhe që jeni të shkathët mjaftueshëm për ta fituar atë.
- Krijon kontakte. Të takosh njerëz me pushtet për të ndihmuar gjatë progresit në karrierë, ndryshe i njohur si “Network”, mund të ndodh në cdo Internship. Njerëzit të cilët kontaktoni gjatë Internshipit mund të zhvillojnë njohuritë tuaja për fushën e karrierës, dhe të’iu japin referenca të mira dhe njoftime për punë në të ardhmen.
- Mundëson ofertat për punë pas diplomimit. Një studim nga Shoqata Nacionale e Kolegjeve dhe Punëdhënësve ka zbuluar që 35% të 624 kompanive të anketuara, konsiderojnë praktikantët si zgjedhje të parë për punonjës me orar të plotë. Kompanitë gjithmonë e vlerësojnë një praktikant që ka njohuri të punës në organizatën e tyre para se të nisë punë.
- Lehtëson kalimin nga shkolla në botën reale. Për shumë të diplomuar, ndërrimi nga jeta studentore në jetën e një të diplomuari konsiderohet një udhëtim i vështirë. Kanë përfunduar ditët kur nuk keni nevojë të dilni jashtë deri te fillimi i orës së parë, të coheni nga shtrati pesë minuta para fillimit të orës, të veshni diçka, dhe të ecni dy minuta deri tek klasa. Kalimi bëhet më i lehtë nëse mësoni kërkesat e botës pas fakultetit, të mësoni se çfarë kontributi presin punëdhënësit prej teje dhe çfarë performance pritet nga ju në punë.
- Zhvillon aftësitë e transferueshme. Në revolucionin e biznesit që mbizotëron në botën tonë, aftësitë zënë vendin e parë në karrierë. Fokusi mbetet tek aftësive të transferueshme që tejkalojnë fushat e karrierës dhe funksionet e zyrës. Në një punë praktike, ju mund të fitoni aftësi që ju japin diçka tjetër përpos shkollimit që keni, për ti transferuar në punën me orar të plotë të tilla si : aftësi komunikuese, puna në grup, sjella pozitive, të menduarit kreativ etj.
- Zhvillim të aftësite Q dhe sociale. Të mbijetoni në botën e punës kërkon më shumë se sa njohuritë nga librat dhe një kuptim të afërt të fjalës. Mësimet në jetë kërkojnë edhe aftësitë sociale, duke përfshirë punën në grup, aftësitë kounikuese dhe të dini se kur duhet dhe nuk duhet të flisni.
A keni ide si të trajtoni zgjidhjen e konfliktit nëse njohuritë tuaja janë më të përditësuara se sa të mbikëqyrësit? A e dini çfarë të bëni nëse një bashkëpunonjës bëhet i paarsyeshëm? Internshipi ju ofron informacione fillestare për të gjitha këto aftësi të përditshme sociale.
Përditësimi i CV
Është e rëndësishme të përditësoni CV tuaj sepse kurrë nuk dihet se kur mund t’ua kërkojnë atë. Cdo punë dhe/ose përvojë që keni duhet shënuar në CV dhe e njëjta vlen edhe për internshipin. Shënoni mundësitë dhe detyrat që iu janë besuar përderisa i keni ende të freskëta në mendje. Shpeshherë punëdhënësit kërkojnë përvojën nga Internshipi tek punonjësit e mundshëm, kështu që Internshipi i përfshirë në CV tuaj, mund t’iu ndihmojë të siguroni një punë!
Krijoni portfolin tuaj
Portofoli është mjet marketingu që mund ta krijoni për ta shfrytëzuar gjatë kërkimit për punë. Gjërat që mund të përfshihen në portfolio përfshijnë përmbledhjet e projekteve të realizuara, vlerësimet pozitive të performancës/komentet e mbikëqyrësit dhe letrat e rekomandimit. Portfoli juaj mund t’iu dërgojë në intervista dhe ju duhet të theksoni gjatë bisedës projektet dhe përvojat që keni pasur si praktikantë.
Përgatituni për intervista
Punëdhënësit bazojnë vendimet për punësim në idenë që sjellja dhe performanca e kaluar parashikojnë sjelljen dhe performancën e ardhshme. Internshipi do t’iu ofrojë shembuj të shumtë për njohuritë, aftësitë dhe mundësitë tuaja, dhe aplikimin e tyre në mjedis profesional. Përgatituni ti shpalosni punëdhënësit praktikën tuaj në mënyrë të qartë.
Politikat, udhëzimet dhe përgjegjësitë
Studentët në Internshipe apo ndonjë përvojë tjetër për kredite akademike/shkollore, duhet të konsultohen me këshilltarin akademik apo atë të fakultetit, për të siguruar që kanë përmbushur politikat, udhëzimet dhe përgjegjësitë për lëndën specifike. Në përgjithësi, studentët duhet të kenë qëndrim të mirë akademik siç është përcaktuar nga institucioni dhe/ose programi i studimeve dhe të mos kenë shkelur Kodin e institucionit për Sjellje Studentore. Gjatë përvojës, studenti konsiderohet si një agjent i Kolegjit/Universitetit dhe duhet të jetë në përputhje me të gjitha politikat dhe udhëzimet e hartuara nga njësia e duhur akademike apo institucioni.
Roli i kolegjit / universitetit
Studentët në Internship duhet të shfrytëzojnë ndihmën e Kolegjit/Universitetit për të krijuar një përvojë të suksesshme. Për këto përvoja të cilat mund të shndërrohen në kredite akademike, studenti duhet të kërkojë ndihmën e departamentit të ciliti përket. Për të gjitha gjërat e tjera, studenti duhet të kontaktojë Zyrën për Zhvillim të Karrierës dhe Shërbimet për Ekperienca Pune.
Përfundimi
Përfitimet nga Internshipet apo ndonjë përvojë tjetër janë të mëdha. Aftësitë e transferueshme që do të fitoni gjatë raporteve profesionale janë burime që do ju ndihmojnë gjatë gjithë kohës. Pasi të diplomoni, do të përballeni me tregun konkurrues të punës dhe praktika mund të jetë ajo që ju dallon nga të tjerët. Është treguar që praktika dhe puna e zellshme shpaguhen!