Qëllimi i këtij moduli është krijim i lidhjeve midis llojeve të ndryshme të mediave që janë në dispozicion (tradicionale dhe mediat e reja). Përmes ushtrimeve që do të zhvillohen, kjo pjesë trajton raportet e ndryshueshme ndërmjet mediave dhe audiencës, duke theksuar ndryshimet dhe kompleksitetin e burimeve dhe qëndrimeve në mediat tradicionale dhe ato të reja.

Raporti ndërmjet shpërndarjes së informacionit, mediave dhe teknologjisë, pavarësisht menyrës se si ofrohen në formën e shkruar, televizionit apo internetit, gjithmonë ka qenë i rëndësishëm në strukturimin e përmbajtjes, roleve të audiencës dhe prodhuesve të informacionit (gazetarë, redaktorë, kompani).

Përfaqësim figurativ i shumëllojshmërisë së aplikacioneve që janë në dispozicion sot në mediat e reja. Këto përfshijnë dërgimin e mesazheve, emaileve, fotografia, muzika, shkrimi, filmat, radio etj.
Mediat e reja dhe tradicionale janë duke u përmirësuar vazhdimisht. Gazetat dhe revistat tani janë kthyer edhe në formën online dhe komunikojnë me lexuesit përmes mediave sociale, si dhe shfrytëzojnë mediat e reja për të dhënë informacion (faqe web, video online etj).
Një familje në Japoni duke parë mbërritjen e Apollo 11 në hënë më 20 korrik 1969. Televizioni, që prej lejimit për shfrytëzim vetjak në vitet 1950, është konsideruar si forma më me ndikim mediale për opinionin publik, deri në shpikjen dhe përhapjen e internetit.
Faqet web që dikur shërbenin si dërgues të informacionit (komunikim njëdrejtimor ), tani kryesisht funksionojnë edhe si platforma interaktive.
Mësimi online është vetëm një shembull i shfrytëzimit të internetit sot. Përmes aplikacioneve të reja, përdoruesit mund të mësojnë dhe zhvillojnë të gjitha aftësitë (gjuhë, matematikë, dizajn etj), madje edhe të diplomohen në shkollim të lartë, në formën online.
Rolet dhe Audienca
Investigimi, Krahasimi dhe reflektimi : Bullizmi në shkolla
Leximi i të dhënave
Udhëzues mbi bullizmin në media

2.1 Rolet dhe audienca 

Siç duket rolet dhe raportet e mediave tradicionale dhe atyre të reja ndryshojnë vazhdimisht. Kjo është e vërtetë pikërisht për shkak të qasjes ndaj audiencës. Ushtrimi në vijim shërben për të paraqitur ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet medieve të reja dhe vjetra duke u fokusuar në rolet e tyre, në njerëzit për të cilët mediat janë targetuar dhe rolet e audiencës.

Për këtë ushtrim mund të formoni dy grupe (minimumi dy persona në grup). Secili grup përgjigjet për pyetjet në vijim dhe shënojnë përgjigjet në katrorët e dhënë. Koha prej 25 minuta është caktuar për të diskutuar pyetjet dhe shënuar përgjigjet. Pasi të jenë plotësuar të gjithë katrorët, atëherë mund të diskutoni së bashku. A jeni dakord me përgjigjet ? Çfarë do të shtonit? A do të përdornit fjalë të tjera? Si? Pse?

Grupi 1 : 

Media:

  1. Si ngjasojnë dhe dallojnë mediat e reja nga ato të vjetra? Shpjego përmes një shembulli.
  2. Cilat janë rolet e mediave (të reja dhe të vjetra) – të ofrojnë informacion, të nxisin mendimin kritik për informacionin, të shpërndarjnë informacion, të bashkojë njerëz me të njëjtin mendim, marketing, lobim, të edukojë etj? Reflekto për njërën nga këto role duke iu referuar shembujve specifik.

Personat:

  1. Kush janë njerëzit për të cilët flasin mediat (politikanë, të famshëm, njerëz të zakonshëm etj)?
  2. Jepni shembuj për llojet e ndryshme të njerëzve që përfaqësohen në media. Jepni sa më shumë informacione – Me çfarë merren ata? Si duken? Nga vijnë? Çfarë gjinie kanë? Kombësia? Prejardhja socio-ekonomike? A janë të rëndësishëm dhe pse? Kush është më shumë i rëndësishëm? Me cilin grup e identifikoni ju veten dhe pse?

Rolet:

  1. Cilat janë rolet e audiencës (marrja i informacioneve, krijimi i informacioneve, nxitja e mendim kritik për informacionin, shpërndarja e informacionit, marketing, lobim, vetëdijesim, arsimim etj)? Jepni mendimin tuaj për njërin nga këto role duke iu referuar shembujve specifik.  

 

Grupi 2 : 

 

Social Media: 

  1. Cilat janë llojet e ndryshme të rrjeteve sociale ? 
  2. Kush janë përdoruesit? 
  3. Si përdoren këto media? 
  4. Pse përdoren në këtë lloj mënyre?
  5. Në cilën kohë përdoren ?
  6. Në çfarë vendi përdoren? 

Personat : 

  1. Kush janë njerëzit për të cilët flasin mediat (politikanë, të famshëm, njerëz të zakonshëm etj)?
  2. Jepni shembuj për llojet e ndryshme të njerëzve që përfaqësohen në media. Jepni sa më shumë informacione – Me çfarë merren ata? Si duken? Nga vijnë? Çfarë gjinie kanë? Kombësia? Prejardhja socio-ekonomike? A janë të rëndësishëm dhe pse? Kush është më shumë i rëndësishëm? Me cilin grup e identifikoni ju veten dhe pse?

Roles: 

  1. Cilat janë rolet e audiencës (marrja i informacioneve, krijimi i informacioneve, nxitja e mendim kritik për informacionin, shpërndarja e informacionit, marketing, lobim, vetëdijesim, arsimim etj)? Jepni mendimin tuaj për njërin nga këto role duke iu referuar shembujve specifik. 

2.2 Investigimi, Krahasimi dhe reflektimi : Bullizmi në shkolla 

Kjo pjesë tregon se si krijohen raportet hulumtuese dhe raportet ndërgjegjësuese. Gjithashtu ofron ushtrime për shfrytëzim të burimeve të ndryshme (hulumtime online, video, raportim) për një kuptim më të plotë dhe informacion të plotësuar për një çështje të caktuar. Kjo pjesë synon të ofroi shembuj se si të informohemi më mirë duke evidentuar çështjet etike në media. 

Mediat sociale kanë promovuar një rritje të interaktivitetit, kanë bërë më të thjeshtë shkëmbimin e informacioneve politike dhe kanë bërë njerëzit të ndihen të lidhur me të tjerët dhe komunitetin. Por, lehtësia dhe shpejtësia me të cilën informacioni shpërndahet në mediat sociale , i kanë kthyer në burim për prodhimin e informacioneve jo të besueshme dhe fake news. 

Ndryshimi i së vërtetës për përfitime personale apo politike, është praktikuar prej kohësh në formën e propagandës , por shpërndarja e shpejtë e informacionit nëpërmjet mediave sociale , ka rritur influencimin nga informacionet jo të besueshme. Pra, fake news nuk është asgjë e re, por historitë fake mund të arrijnë më tepër njere ditët e sotme. 

Ushtrim interaktiv : 

 Bëhet ndarja e pjesëmarrësve në dy grupe dhe iu jepen 4 artikuj pëfr të identifikuar fake news. 

http://gazetashqiptare.al/2020/10/26/nis-kthimi-femijeve-shqiptare-nga-kampi-al-hol-ne-siri-gjysmehena-e-kuqe-siriane-kerkesa-nga-qeveria-shqiptare/

http://www.panorama.com.al/si-ndikoi-pandemia-ne-ekonomi-moodys-nxjerr-vleresimin-per-shqiperine-edhe-pse-kuadri-fiskal-eshte-forcuar-rreziqet-mbeten/ 

https://joq-albania.com/artikull/800256.html

https://sot.com.al/politike/sali-berisha-jep-lajmin-e-keq-per-shqiperine-595 

Pas leximit të artikujve të mësipërm, pjesëmarrësit do të kthejnë përgjigje për pyetjet e mëposhtme për të kuptuar nëse lajmi është fake news apo jo. 

  1. Vini re reagimin tuaj emocional. A është një reagim i fortë? Jeni të mërzitur ? A po shpresoni që ky informacion të jetë i vertetë ose i gabuar ? PO /JO 
  2. Reflektoni se ku do e gjenit një informacion të tillë. A mund të promovohet në një website? Mund të gjendet në një rrjet social? A është një informacion që mund të dërgohet nga shokët tuaj ? 
  3. Shqyrtoni titullin e artikullit : 
    1. A përdor shenja pikësimi të ekzagjeruara ose fjalë me SHKRONJA TË MËDHA? 
    2. A pretendon se po iu tregon një sekret apo një informacion që media nuk do që ju ta dini ? 
    3. Mos ndaloni tek titulli ! Eksploroni më tepër. 
  4. A është ky një informacion që mund të shpërndahet thjeshtë , si një meme? PO/JO 
  5. Konsideroni burimin e informacionit : 
    1. A është një burim i mirënjohur? PO/JO 
    2. A ka një emër autori të bashkangjitur ? PO/JO 
    3. Shkoni në seksionin “About” të faqes. A e përshkruan faqja veten e saj si “lajme fantastike” apo “lajme me nota satirike” ? PO/JO 
    4. A ka seksioni “Na kontaktoni” një e-mail që i ngjasmon domain-it (jo Gmail ose Yahoo)?
  6. A ngre dyshimi një search i shpejtë i faqes ? PO/JO 
  7. A ka shembulli i zgjedhur një datë ? PO/JO 
  8. A numëron artikulli burimet e informacionit , duke përfshirë burimi zyrtare ? 
  9. A mund të konfirmoni se imazhet e përdorura janë autentike (pra nuk janë ndryshuar ose të vendosen jashtë kontekstit)?

Një pjesë e madhe e kërkimeve online dhe të informacioneve  të ofruara nga mediat (për shembull, rezultatet e votimeve) mbështeten në kërkimin sasior dhe të dhëna. Për shembull, mediat vazhdimisht hulmutojnë për mënyrat e përdorimit të platformave nga përdoruesit (audienca, publiku) – çfarë lexojnë, çfarë blejnë, çfarë shpërndajnë – dhe i shfrytëzojnë këto  informacione për të gjeneruar të dhëna dhe produkte.

Të dhënat e njëjta ndihmojnë në planifikimin e strategjive të marketingut, ndikojnë mënyrën se si media i vendos në dispozicion informacionet për ne, mund të strukturojë fushata politike ose jo politike dhe si targetojnë audiencën etj. Prandaj, aftësitë e leximit të të dhënave sasiore janë të vlefshme dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë se si krijohen dhe prezantohen informacionet. Përndryshe, ne si audiencë pa kritikuar pranojmë atë që na ofrohet dhe nuk shfrytëzojmë mundësinë që të testojmë informacionin që na është paraqitur si fakt.

Analizat, studimet dhe sondazhet përdoren për të krijuar të dhëna sasiore (numerike) zakonisht të prezantuar përmes diagrameve dhe tabelave. Intervistat, kërkimet, etnografia, historiku verbal etj konsiderohet si metoda sasiore dhe në përgjithësi janë pjesë e analizës së ofruar në formë treguese.

Pjesë e madhe e përmbajtjes mediatike mbështetet në kërkime të realizuara më herët nga media specifike apo kërkime të organizatave, institucioneve, akademive etj. Ato të gjitha kanë perspektiva të veçanta dhe ofrojnë interpretime të ndryshme.

Ushtrim për lexim të të dhënave:

Lexoni dokumentet në vijim:

“Dokumenti për Veprim për Dhunën dhe Sigurinë në Shkollat Publike në Komunën e Prishtinës” http://www.undp.org/content/dam/kosovo/docs/actionpaper/action_papper_alb.pdf (Fletushka 2)

Ky ushtrim mund të zhvillohet në mënyrë individuale ose në grup.

Zgjidhni dy diagrame nga raporti dhe komentoni. Pyetjet në vijim mund t’iu ndihmojnë:

  • Çfarë është duke u matur? Cilat pyetje parashtrohen dhe çfarë përgjigjesh janë dhënë?
  • Çfarë çështje/temë është duke u shqyrtuar?
  • Çfarë metoda kërkimore janë përdorur?
  • Çfarë thonë të dhënat? Si iu ndihmojnë të dhënat për të kuptuar çështjen?
  • A janë këto të dhëna të ngjashme/të njëjta/të ndryshme nga informacionet që keni fituar duke lexuar artikujt në pjesën e mëparshme (II.2)?
  • A mbështesin apo kundërshtojnë të dhënat pretendimet e artikullit? Jepni shembuj.

2.4 Udhëzues mbi bullizmin në media 

Shihni linkun: https://www.stopbullying.gov/resources/media-guidelines 

Më poshtë do të gjeni përkufizime të termave, fakte për bullizmin, udhëzime për mediat, praktikat më të mira, çfarë të shmangni dhe rekomandime për media.

Bullizmi: sjelle e padëshiruar agresive; perceptim i një disbalance të fuqisë; dhe përsëritje e sjelljes apo probabilitet të lartë për përsëritje.

Praktikat më të mira:

  • Tregoni kujdes me cilat histori për bullizmin shpërndani
  • Përpiloni një tregim të balancuar dhe prezantojeni saktësisht
  • Përdorni burimet e mirinformuara dhe të respektuara
  • Përfshini informacione të cilat shumë tregime i anashkalojnë
  • Përdorni shkrime jo të njëanshme dhe të sakta për të bërë botën më të sigurt për rininë
  • Kini parasysh standardet që do të strukturojnë tregimin për bullizmin  para transmetimit të lajmit

Çfarë të shmangni:

  • Zmadhimin e problemit
  • Deklarimin apo nënkuptimin që bullizmi ka shkaktuar vetëvrasje
  • Thjeshtësim i çështjeve lidhur me incidentin e bullizmit
  • Përdorimin e burimeve  jo të kualifikuara
  • Fajësimi/kriminalizimi i atyre që shkaktojnë bullizëm 
  • Krijimin e manipulimit emocional 
  • Përjashtimin e informacionit dhe burimeve parandaluese

Cituar nga faqja web, aksesuar më 16/10/2020.  

Ushtrim i pavarur : 

Për gjithë pjesëmarrësit luhet videoja “Behind the Lines” , një film i krijuar nga një grup të rinjsh pjesëmarrës në programin UpShift Kosova. Pjesëmarrësit nxiten të mbajnë shënime. 

https://youtu.be/d2LgToa2Ej0

Për suhtrimin e mëposhtëm, studentët ndahen në dy grupe. Secili grup nxitet të mbaj shënim përgjigjet për pyetjet e mëposhtme. Gjithashtu, grupet mund t’i referohen dokumentit të UNDP, nga ku mund të nxjerrin një grafik me të dhëna të përshtatshme. 

  • Çfarë është bullizmi?
  • Kush është bullizuesi?
  • Kush është viktima?
  • Për çfarë flitet në tregim? 
  • Kush “flet” në tregim ?
  • A janë burimet e besueshme? Pse?
  • Cilat informacione janë të reja për ju?
  • Çfarë tjetër dëshironi të dini?
  • Për çfarë ju bën të mendoni ky artikull?
  • Si ju bën të ndiheni?
  • A ndryshoi tregimi mendimin tuaj për bullizmin?