Më 23-25 Mars UNICEF Albania në bashkëpunim me ICTSlab organizuan edicionin e pestë të Ponder në Shqipëri në qytetin e Beratit.
Një eveniment i cili ngjalli interes të lartë tek të rinjtë e këtij qyteti, në mesin e aplikimeve 60 të rinj u përzgjodhën të ndjekin këtë edicion.
I organizuar në kuadër të Projektit “Qëndro” me financimin e Qeverisë Italiane dhe partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri.
Tirana, Elbasani, Korça dhe së fundi Berati janë qytetet të cilat kanë mirëpritur eveniment, një program me karakter social-rinor i ndërtuar për të nxitur aftësitë e mendimit kritik ndaj informacioneve me të cilat përballen adoleshentët dhe moshat e reja në mediat social dhe tradicional.
Ponder mbështetet mbi një kurrikul të implementuar nga UNICEF në disa vende të botës dhe përmban leksione, lojëra, ushtrime interaktive dhe aplikohet gjatë një eveniment 3-ditor.
Adoleshentë të moshave 15-21 vjeç aplikojnë për tu bërë pjesë e edicioneve të Ponder dhe ky program ka tërhequr vëmendjen e dhjetërave të rinjve të pasionuar pas letërsisë, shkrimit, mediave të shkruara dhe vizive dhe medias sociale.
Në edicionin e Beratit, të rinjtë u mbështetën nga grupi prej 10 mentorësh të cilët janë ekspertë të fushës së medias dhe publicistikës si: Flogert Muça, Xheni Hatillari, Iden Petraj, Adriatik Mema, Adrian Hysi, Esmeralda Harizi, Ergerta Lakra, Eftali Dingo, Sindi Hajdaraj dhe Xhezide Gurguri.
Kurrikula e Ponder, implementuar përgjatë tre ditëve përbëhet nga katër module: Shkrim dhe Lexim Kritik Mediatik dhe Llojet e Medias të cilët organizohen në ditën e parë të punëtorisë dhe modulet Leximi i Fotografive dhe Fuqizimi përmes Shkrimit dhe Leximit Mediatik, të cilët pasojnë në ditën e dytë.
Si pjesë e kurrikulës, gjatë ditës së parë të rinjtë ndoqën filmin “Përtej Vijave” për të ndjekur më pas sesione këshillimit me mentorët për punimet që do të përgatisnin në ditën e dytë.
Gjatë modulit të tretë në ditën e dytë, grupet e të rinjve krijuan histori bazuar në imazhe dhe realizuan foto për ti prezantuar tek grupet e tjera. Moduli i katërt zhvillohet si një bashkëbsiedime mes mentorëve, pjesëmarrësve dhe anëtarëve të stafit.
Në ditën e dytë Ponder mirëpriti z. Kushtrim Shala, bashkëthemeluesi i ICTSlab ndërsa në ditën e tretë kur u bë edhe vlerësimi i punimeve morën pjesë Kryetari i Bashkisë Berat z. Ervin Demo dhe Drejtoresha e Qendrës Rinore Berat znj. Vitore Sulejmani të cilët mbajtën gjithashtu një fjalë rasti. Gjatë bisedës me të pranishmit, z. Demo shprehu mirënjohjen e tij për organizimin e Ponder në qytetin e Beratit.
6 punimet më të mira në Ponder Berat u shpërblyen me internshipe me pagesë pranë mediave lokale dhe kombëtare. Evenimenti pajisi çdo pjesëmarrës, mentor dhe vullnetarë me certifikata përkatëse.
Ceremonia mbyllëse e programit u përshëndet nga të pranishmit dhe drejtoresha e ICTSlab znj. Esmeralda Shala.
Fituesit e Ponder Berat:
- Nurilda Hoxha, “Lajmet, të vërteta dhe të rreme”
- Libera Branko, “Ndikimi i mediave sociale në shoqërinë moderne”
- Farie Mbrakulli, “Zëri ynë”
- Kejsi Memaj, “Mediat sociale dhe fëmijët”
- Afrodhiti Liçe, “Mësuesi im”
- Ester Xhindi, “Ne duhet të qëndrojmë në Shqipëri, rinia duhet të jetë ajo që do e përparojë këtë vend”