Ky modul i fundit përfshin një nga aspektet thelbësore të Critical Media Literacy – pjesëmarrjen e audiencës. Përvec prezantimit të mënyrave ku audienca merr pjesë në krijimin dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike si dhe rolin e saj në interpretim dhe ri-interpretim; diskutim do të trajtohet diversiteti,“rritja” e audiencës dhe perspektivat e tyre. Duke pyetur për rolin e audiencës në interpretimin e mesazheve mediatike, do të fokusohemi në temën e diversitetit (gjinia, raca, kombësia, seksi, aftësitë). Në fund, pas lojës me shoqërimin e fjalëve, shembujve të platformave online për aktivizimin e qytetarëve dhe ushtrimit të leximit kritik, do të mësoni si të krijoni vetë një skicë të artikullit.

Kjo pjesë ka si objektiva:

  • Të kuptohet roli i audiencës në përmbajtje mediatike dhe shpërndarjen e tyre
  • Të diskutohet se si formohen ngjarjet në media – ngjarjet që formojnë mediat dhe mediat që formojnë ngjarjet;
  • Ndërgjegjësimi për rëndësinë e përfshirjes dhe diversitetit në media
  • Përfaqësimin e zërave të grupeve të ndryshme sociale
  • Të kuptohet që audienca mediatike nuk është vetëm pranuese e këtyre informacioneve
  • Pjesëmarrja e një audience të larmishme, zërave dhe personave me eksperienca të ndryshme si dhe cështjet e rritjes/empowerment të audiencës
  • Të kuptohet si krijohet/kodohet kuptimi dhe si ndryshohet/deshifrohet.
  • Debati për të demokratizuar potencialin dhe polarizimin e mediave dixhitale

Diskutim:

Mediat mbështeten në kuptime të veçanta të audiencës për të formuar dhe treguar lajmet, për shembull vendet dhe ngjarjet të cilave iu referohen, njerëzit për të cilët flasin etj. Për shembull, gjatë raportimit në media për ndonjë festë fetare, ato marrin gjërat e ndërlidhura me këto festa (bakllavë për Bajram, bredhi për Krishtlindje).

Një çështje e rëndësishme ka të bëjë me zërat dhe eksperiencat që mund të anashkalohen. Është një tendencë e qartë që mediat të supozojnë se kush ka autoritetin të flas në emër të një grupi më të madh. Për shembull, gjatë raportimit për ndonjë problem në lidhje me  mbeturinat apo ujin në një fshat të Shqipërisë në media flasin më të moshuarit në fshat.

Në anën tjetër, bashkëveprimi i shtuar dhe pjesëmarrja e audiencës ka pasur ndikim të madh në formimin dhe ndryshimin e raportimit apo tregimit në media. Audienca nuk pranon më vetëm atë që i ofrohet. Edhe pse audienca gjithmonë mund të ribëjë lajmin,në media është vënë re rritje e vetëraportimin. Për shembull ka disa platforma online të cilat përdoren nga qytetarët për të raportuar çështjet që janë të rëndësishme për ata, duke filluar nga korrupsioni e deri tek cështjet e tjera. Platformat e tilla raportojnë dhe tregojnë histori të ndryshme  të cilat mbështeten në raportimet e qytetarëve lidhur me shkeljet e institucioneve dhe qytetarëve. Si të tilla janë mjet për fuqizim të qytetarëve. Psh newsbomb.al ose faqe te tjera web.

Në anën tjetër, në mediat dixhitale dhe sidomos sociale, mund të përfundojmë duke marrë lajme të ndryshme dhe duke marr pjesë nëpër platforma që forcojnë mendimet tona ekzistuese. Në këtë mënyrë, audienca (publiku) ndahet dhe polarizohet pa komunikuar dhe shkëmbyer këndvështrimet personale.

Krijimi i kategorive dhe mapping i kuptimeve
Hartat konceptuale - diskutime dhe shembuj
Përfshirja në raportimin mediatik
Të përgatisim skicën

Ky ushtrim synon të na ndihmojë të kuptojmë se si krijohet/kodohet kuptimi dhe si dekodohet/ ndryshohet ai. Ky ushtrim thekson mënyrat në të cilat përmes gjuhës dhe komunikimit arrijmë tek kategoritë dhe kuptimet e përbashkëta dhe të paramenduara.

Ju kërkohet të imagjinoni veten si një audiencë që keni kuptime të përbashkëta por gjithashtu të keni parasysh se çfarë do të thotë kur anashkalojmë disa kategori dhe kuptime.

Këtë ushtrim mund të shndërroni në lojë. Ju duhen të paktën tre persona për të luajtur. Filloni duke u ndarë në tre grupe. Secilit grup/personi i ofroni listën e fjalëve më poshtë. Gjithsej janë 42 fjalë. Secili grup/person duhet të krijoj tre kategori me nga 12 fjalë (fjalët nuk duhet të përsëriten në kategori). Ndoshta është mirë t’i shënoni fjalët në një fletë, apo letër-ngjitëse dhe t’i lëvizni ato për të krijuar kategoritë. Emërto secilën kategori dhe më pas listo fjalët e zgjedhura.

Pasi të keni emërtuar dhe krijuar kategoritë me fjalët e zgjedhura, filloni të shkëmbeni zgjedhjet tuaja me grupet tjera. Shpjegoni pse keni zgjedhur këto fjalë dhe pse mendoni që shkojnë se bashku. Diskutoni se çfarë mund të jenë arsyet që keni krijuar këto kategori –çfarë përvoje, kuptimi, vlere, njerëz kanë ndikuar në zgjedhjet tuaja. Gjithashtu diskutoni se nëse (pse dhe si) bashkojmë fjalë të caktuara në një kategori, mund të bëjmë përjashtime. A mendoni që duke përjashtuar disa fjalë (duke përcaktuar kategoritë në një mënyrë të veçantë) ne gjithashtu përjashtojmë audiencat e caktuara?

Pasi të keni përfunduar këtë ushtrim, qëndroni në grupin e njëjtë por tani krijoni kategori shtesë (një kategori të re për secilin grup/person) duke përdorur vetëm gjashtë fjalë (cilat do) nga lista. Përdorni  fjalët që nuk mendoni se shkojnë bashkë automatikisht. Si më parë, shpjegoni zgjedhjet tuaja.

Si pjesë e diskutimit, pyetni njëri tjetrin se çfarë thonë kategoritë për ju si një audiencë? A zbulojnë kuptimet e përbashkëta të një grupi të bashkëmoshatarëve, kombësie, gjinie etj? A konfirmojnë dhe/ose sfidojnë kuptime dhe kategori të caktuara? Cilat? Pse?

Ushtrimi i kategorizimit dhe mapping është një mundësi që të identifikoni hartat konceptuale që keni dhe ndoshta i pranoni si të gatshme, si ushtrimi me fotografi në Modulin 3.

Rishikojmë dhe përsërisim disa ide që kemi diskutuar deri tani. Hartat konceptuale krijohen nga supozimet e përbashkëta, vlerat dhe normat kulturore. Disa kategori na duken të logjikshme sepse ndajnë kuptimin që ato kanë. Mendoni për kategoritë që keni krijuar në ushtrimin më lart dhe diskutimin që kishit. Kategoritë janë në një farë mënyre pjesë e hartave konceptuale.

Megjithatë, siç kemi vënë re deri tani se të qënit në një kategori të veçantë nuk është fikse, apo edhe vet kategoritë nuk janë të tilla. Për shembull, historikisht meshkujt janë identifikuar me punën jashtë shtëpisë, dhe femrat msi amvisa dhe kujdes ndaj fëmijëve.

Kjo fotografi e nxjerrë nga artikulli nga The Economist, “Kush është babai yt” i referohet trendit në SHBA që meshkujt të qëndrojnë në shtëpi. Këtu revista raporton për një realitet social që është në rritje e sipër në SHBA. Njëkohësisht, duke treguar këto fotografi dhe duke shtjelluar temën, tregimi i kontribuon diskutimit në lidhje me trendet e reja për rritjen e femijëve dhe kuptimin e burrërisë. Shembulli tregon konceptet të ndryshme lidhur me burrërinë.

Edhe mediat bëjnë ndërlidhje të tilla. Për të dërguar një lajm, mediat mbështeten në hartat tona konceptuale të përbashkëta dhe të supozuara. Gjithashtu, mediat janë ndikuese të forta në hartat tona konceptuale. Duke bërë lidhje të caktuara (kategoritë, kuptimet), mediat dhe ne si audiencë forcojmë një kuptim, ngjarje të caktuar.

Më poshtë është linku për një artikull i cili vë në lojë shumë shkrime për udhëtime që janë shkruar nga vizitorë të huaj dhe gazetarë në Kosovë. Siç tregon vepra e Hana Marku, shumë nga këto shkrime mbështeten në stereotipe, gjeneralizime dhe pak kontekstualizim. Kuptimet që i atribuohen Kosovës, në artikujt që vë në lojë Marku, vazhdojnë t’i referohen konfliktit dhe luftës, tensionit ndër-etnik, udhëzuesit të klasës punëtore, gjeneralizimeve për besimet e njerëzve dhe vlerat kulturore, dhe një theks për dallimet rurale-urbane. Fotografitë gjithashtu pothuaj se gjithmonë përmbajnë një pamje të një vendi të trashëgimisë kulturore, një fotografi të një specialiteti kulinar vendor, dhe një nga grupet e njerëzve të vendit përkatës. Shpesh këta artikuj ofrojnë vlerësime të cekëta të një realiteti social më kompleks.

http://prishtinainsight.com/small-kosovo-shakes-off-ghosts-past-one-macchiato-time-mag/

Megjithatë, siç paraqet shembulli nga The Economist, mediat mund të bëjnë lidhje të reja dhe të ndikojnë në normat dhe vlerat tona, prandaj ato janë forcë për ndryshim social. Artikulli tregon se si ndryshimet e mëdha (kryesisht ekonomike) bëjnë të mundshme një praktikë paraprake të rrallë (që meshkujt janë burim primar), dhe si këto ndryshime të mëdha bashkëveprojnë me normat sociale.

Gjithashtu mediat mund të përdoren për promovim të çështjeve të caktuara, ndërgjegjësim dhe forcim të qytetarëve. Faqja http://www.eco-tirana.al/ ofron një platformë elektronike për qytetarët, me qëllim të përmirësimit të mjedisin ku jetojnë. Ky është një shembull se si përdoren mediat sociale për të angazhuar audiencën.

Mendoni për audiencën, hartat konceptuale, dhe mediat si pjesë të një procesi që nuk është linear, por si një proces ku njëri mbështetet tek tjetri.

1. http://www.economist.com/blogs/democracyinamerica/2014/06/parenting

Pjesëmarrësit janë të ndarë në 3 grupe dhe udhëzohen të hyjnë në internet dhe të identifikojnë një artikull (një për grup), i cili jep prova se si mediat, duke raportuar për një çështje të veçantë, gjithashtu kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për një çështje të veçantë.

Trajneri u siguron pjesëmarrësve pyetje me shkrim , të cilave u duhet të diskutojnë dhe t’u përgjigjen brenda grupit të tyre. Atyre u jepet letër flip chart dhe shënues për të shkruar pikat e diskutimit dhe përgjigjet e tyre.

 

Pyetje për punën në grup

 

Grupi i Pyetjeve 1: -Cilat supozime në lidhje me audiencën bëhen në artikull? -Cilat “kuptime të përbashkëta” mbështeten?

Grupi i Pyetjeve 2: -A e keni diskutuar këtë çështje me miqtë tuaj? Cfare the? -A mendoni se njerëzit nga grupmosha të ndryshme, gjinitë, mjediset shoqërore (qytet, fshat, të punësuar, të papunë, të arsimuar, të paarsimuar, etj.) Kanë pozicione të ndryshme për këtë çështje? Cilat janë ato pozicione?

Grupi i Pyetjeve 3: -A mendoni se artikulli mund të ndryshojë atë që njerëzit mendojnë për këtë çështje? -Nëse po si? Nëse jo, si dhe pse?

Për praktikën e pavarur, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të nxjerrin mësime nga ky modul – pjesëmarrja e audiencës dhe kuptimet e përbashkëta – por gjithashtu të bëjnë lidhje me ide, diskutime, njohuri, nga tre modulet e mëparshme (mendimi kritik, larmia e mediave dhe burimeve, leximi / interpretimi i imazheve).

 

Për këtë ushtrim, pjesëmarrësve u kërkohet të hartojnë një përmbledhje të një historie mbi një çështje të rëndësishme për ta. Atyre u jepet një seri pyetjesh (Manuali 18) për t’u përgjigjur para se të hartojnë skicën e tyre. Këto pyetje do t’i ndihmojnë pjesëmarrësit të identifikojnë temat dhe të vendosin për llojin e pjesës që dëshirojnë të shkruajnë.

 

Bëni një plan 

 

-Cila është një çështje e rëndësishme për ju? 

-Pse është e rëndësishme? 

-Çfarë dëshiron të thuash? 

-Kush do të ishte audienca juaj? 

-Kush do të intervistonit? Pse

-Cilat burime do të përdorni? Pse

-Si do të siguronit që të dëgjohen zëra dhe perspektiva të ndryshme?

-Cilat imazhe do të përdorni? Pse

-Cili format mediatik do të përshtatej më së miri me historinë tuaj? Pse

-Cilin lloj publiku keni në mendje kur shkruani historinë? Si do të dëshironit që ata të merrnin pjesë?

Skica

 

Jepet Manualin 19 – Si të shkruani një skicë 

Jepet Manualin 20 – Shembull i eseve të bazuara në kërkime 

Jepet Manualin 21 – Ide për krijimin e eseve 

Jepet Manualin 22 – Përshkrime informuese të modelit

Jepet Manualin 23 – Si të organizoni mendimet tuaja

 

Traineri mund t’u referohet burimeve të tjera (nëse dihen) gjithashtu, në mënyrë që të shtjellojë praktikën e shkruar të skicës dhe të sigurojë udhëzime shtesë për pjesëmarrësit.

Pasi që pjesëmarrësit të kenë përgatitur skicat e tyre, traineri do t’i mbledh ato dhe duke përdorur një deri në dy shembuj jepni komente dhe sugjerime për përmirësimin e skicave.

Përfundim

Një seancë përfundimtare 15 minutëshe do të përdoret për të bërë vërejtjet përfundimtare nga traineri dhe për të mbledhur përshtypjet mbi trajnimin.