Në shekullin 21 adoleshentët e moshës 14-18 përballen me një shumëllojshmëri informacionesh të cilat para disa viteve do të ishin të paimagjinueshme. Ajo që këta adoleshentë arrijnë të përthithin formon mendimin, besimet, njohuritë si dhe sjelljen e tyre duke ndikuar mënyrën sesi ato do të operojnë apo kontribojnë në komunitet dhe në shoqëri.
Fakti që ekspozimi ndaj mediave, keqinformimi dhe Fake News janë probleme aktuale, është e rëndësishme që adoleshentët të jenë të vetëdijshëm për informacionet me cilat përballen si dhe të kenë mundësi t’i kuptojnë dhe vlerësojnë ato nga ana kritike.
Në shekullin 21, Critical Media Literacy është një domosdoshmëri jo vetëm për mirëqenien e individëve, por dhe për krijimin e paqes, sigurisë publike dhe pjesëmarrjen demokratike. Imagjino një të ri i cili nuk arrin të bëjë dallimin ndërmjet një informacioni të vërtetë dhe një të rremë përsa i përket një këshille shëndetësore.
Shkrim-leximi kritik mediatik i njohur ndryshe si Critical Media Literacy mund t’i japë mundësinë të rinjve për të qenë kontribues pozitiv në shoqërinë tonë. Ato mund të sfidojnë procesin e të mësuarit, mesazhet anti-sociale, bullizmin duke shërbyer në këtë mënyrë si agjentë për ndryshimin social.
Qëllimi kryesor është të ndihmojë adoleshentët të aftësohen në të menduarin kritik për të gjitha format mediatike me cilat ata përballen, t’i krijojë mundësi të rinjve për të qenë të vetëdijshëm për interpretimin e asaj që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë.
Kjo kurrikul është një qasje joformale edukative që zgjeron thelbin e shkrim-leximit duke përfshirë forma të ndryshme të komunikimit masiv dhe teknologjive të reja siç janë televizioni, mediat sociale dhe portalet online. Ai thellon potencialin e të menduarit kritik për të analizuar raportet ndërmjet mediave, audiencës dhe informacioneve.
Problemi me kulturën mediatike është që ajo mund të avancojë seksizmin, radikalizmin, etnocentrizmin, homofobinë dhe format tjera të paragjykimit. Kjo do të sjellë shpërndarje të keqinformimit, ideologjive problematike si dhe vlerave të cilat do të promovojnë qasjen dialektore.
Varësia e “verbër” në media dëmton pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe qytetarëve për të pyetur, për të sfiduar apo dhe korrigjuar padrejtësitë sociale. Prandaj është e rëndësishme që adoleshentët të jenë të aftë për të identifikuar këtë dinamikë, për të parë dhe lexuara informacioneve në mënyrë kritike, për të identifikuar, analizuar, për të gjykuar vlerën, autenticitetin dhe autoritetin e informacioneve me cilat përballen.
Përfundimisht, shkrim-leximi kritik mediatik inkurajon zhvillimin e kulturës pjesëmarrëse. Kultura pjesëmarrëse zhvillon komunikimin ndërmjet bashkëmoshatarëve ku ata mund të mësojnë nga njëri tjetri, pasuron shprehjet kulturore, zhvillon aftësitë për punë dhe fuqizon konceptet e shtetit.