Thuhet se jeta ndahet në disa periudha. Ato janë fëmije, i rritur, dhe i moshuar.

Të gjitha këto periudha na falin kujtime na edukojnë na rrisin …

Çdo kujtim qe në mbajmë është një thesar i çmuar që përballon kohen . Çdo kujtim është i bukur por një periudhe mbetet e gdhendur përjetë brenda nesh. Dhe ajo është ADOLESHENCA…

E ku ka periudhë me të bukur të jetës se sa kjo ? Je ende fëmijë i cili endet akoma pas argëtimit, je ende fëmijë që po fillon të zbulosh botën, të duket vetja i rritur por je akoma fëmijë…

Quhesh ende fëmije jo sepse je i vogël dhe i pafuqishëm por sepse je ende i brishtë. Si i brishte? Po , quhesh i tille pasi çdo emocion e përjeton shumë fortë. Je shume i forte ama ! Je i forte sepse po fillon të përballosh këtë betejë të ashpër që quhet jetë dhe në fund del fitimtar.

Kur ishim te vegjël mezi e prisnim vorbullën adoleshencës te cilën filmat amerikan na e prezantojnë si një jete plot gëzim, hare, argëtim. Por Jo. Jeta nuk është një film amerikan ku te gjithë janë te bukur, te lumtur, konfident dhe pa detyra shtëpie ; ku halli i tyre i vetëm mund te jetë se çfarë do te veshin, ne cilën tavoline do te ulen dhe kush do te jete dashuria e tyre e radhës. Jeta reale është komplet ndryshe. Kështu është edhe adoleshenca.

Ne imagjinojmë adoleshencën si ëndrra amerikane deri sa anke-ja e pare zë vend dhe zgjohemi nga çdo ëndërrim. Këtu fillojnë problematikat e adoleshencës. Fillojmë te ndihemi keq me veten. Shikojmë defekte te perfektja qe ne jemi. Fillojmë krahasojmë veten me modele Instagram-i dhe kjo ndikon akoma me keq te ne. I besojmë aq shume rrjeteve sociale sa harrojmë se gjithçka aty është e rremë.

Diku ne ketë periudhe ne njihemi me një emocion te ri për te cilin askush nuk na kishte treguar me pare . Ai është STRESI . Ai na shkaktohet nga disa arsye si : a) Detyrat e shtëpisë, teste qe kërkojnë shume studim, aplikimet për shkollën e larte dhe ndonjëherë edhe ndryshimi i shkollës . b) Çështjet e vështira ne shtëpi mund te përfshijnë marrëdhënien me prindërit dhe me vëllezërit e motrat. Humbja e njerëzve te dashur etj. c) Adoleshentet duhet te përballen me ndryshimet trupore gjate pubertetit, presionit te shoqërisë dhe ndryshimet ne marrëdhëniet  me te tjerët .

Por le mos te tregohemi pesimist kjo është periudha me e bukur ne jete . Quhet e tille se pavarësisht vështirësive shoqërohet edhe nga te qeshurat mes miqsh , nga shëtitjet me biçikleta ne perëndim te diellit , nga lumturia e moshës dhe bukuria e rinise .

Fola shume. Ndoshta mund te jem bere edhe e lodhshme por kam thënë ato qe çdo adoleshent do te thoshte. Ky është ZERI YNE.

Punoi: Farie Mbrakulli