Ne po jetojmë në një kohë kur mediat sociale janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Nga Facebook në Instagram, Twitter në TikTok, njerëzit janë të lidhur me njëri-tjetrin në mënyra të reja dhe më të shpejta se kurrë më parë. Është vlerësuar se ka mbi 3 miliardë përdorues aktivë në platformat e mediave sociale. Ky nivel ka një ndikim të madh në shoqëri në mënyra pozitive dhe negative.
Një ndikim i rëndësishëm i mediave sociale është se ato kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë informacionin dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Përmes tyre, njerëzit mund të komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme dhe të shkëmbejnë ide dhe informacione. Kjo ka bërë që ata të jenë më të lidhur dhe të krijojnë marrëdhënie më të forta, rrjete më të gjera shoqërore.
Platformat e mediave sociale kanë revolucionarizuar mënyrën e funksionimit të bizneseve, strategjitë e marketingut dhe reklamimit që zhvendosen drejt platformave online për të arritur një audiencë më të gjerë.
Shembull: shumë kompani kanë filluar të përdorin platformat e mediave sociale për të reklamuar produktet dhe shërbimet e tyre dhe për të lidhur me klientët e tyre në mënyra të reja dhe inovative. Si rezultat bizneset patën më shumë mundësi për të rritur të ardhurat dhe për të krijuar një imazh më pozitiv në treg.
Një impakt tjetër i mirë i mediave sociale është se ato kanë ndihmuar në përmirësimin e arsimit. Shumë shkolla dhe universitete kanë filluar të përdorin mediat sociale për të ofruar mësimdhënien dhe për të krijuar një mënyrë më interaktive të mësimit. Rasti i pandemisë dhe hedhja e videove online nga mësuesit që nxënësit ta kishin më të lehtë kuptimin e mësimit .Përdorimi i mediave sociale në arsim gjithashtu ka bërë që njerëzit të kenë më shumë mundësi për të mësuar dhe për të zgjeruar horizontet e tyre intelektuale.
Megjithatë, ndikimi i mediave sociale në shoqërinë moderne nuk është i gjithi pozitiv. Ekzistojnë shqetësime të konsiderueshme në lidhje me ndikimin negativ të mediave sociale në shëndetin mendor, privatësinë etj. Gates ka qene i kritikueshëm ndaj disa aspekteve te saj ne te kaluarën gjithashtu, duke theksuar:-“Kemi nevojë për mbështetje te transparencës dhe sigurisë ne përdorimin e te dhënave personale kur vjen puna tek media sociale” .Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin e saj në shëndetin mendor dhe polarizimin e opinionit publik.
Ndikimet e tyre negative vërehen në mënyrën se si ne shohim veten dhe të tjerët. Përdorimi i rrjeteve sociale ka bërë që njerëzit të ndjehen më të shtypur dhe të stresuar, duke u bërë më të prirur për çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor.
Së dyti në mënyrën se si ne e shohim botën. Përdoruesit e mediave sociale janë më të prirur për të marrë informacione nga burime të paqëndrueshme dhe të ndërlikuara, duke u bërë më të prirur për të besuar në teori konspirative dhe në informacione të rreme. Kjo ka ndikuar në mënyrë negative në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në besueshmërinë e institucioneve, ligjeve.
Në përfundim mediat sociale kanë sjellë ndryshime të thella në mënyrën se si ne komunikojmë dhe shohim botën, por kanë edhe një ndikim të dëmshëm në shoqërinë moderne. Është e rëndësishme që të përdorim këto media me kujdes dhe të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në jetën tonë, të monitorojmë ndikimin e tyre në shëndetin tonë mendor si dhe të kontrollojmë cilësinë e informacionit.
Punoi: Libera Branko