Teksa përzgjodha tematikën e radhës për esenë e Ponder, mijëra kujtime, fragmente e imazhe më vërshuan e më rikthyen pas në kohë, aty ku një vogëlushe e ndrojtur shihte me gjithë admirim e dashuri mësuesen e saj. E ashtu me vizionin e pafajshëm femijëror, mësuesja ishte shndërruar në sytë e saj porsi një hero vizatimor që gjendej gjithnjë aty për të.

Sa herë përmendet fjala “feniks” posedimi, personifikimi dhe mishërimi i saj më çon e më end vetëm diku, pikërisht në krahët e mësueses sime. Më kujtohet mjaft mirë, qëndrimi i saj me një hijeshi elegante, me kokën lartë, trupin drejt e me një buzëqeshje të ëmbël qe si fashitej kurrë nga fytyra. Shpesh arrija të kuptoja që mbas asaj buzëqeshje fshiheshin grimca lodhjeje e pa lumturie, por kurrë nuk dëgjova një ankese të vetme apo një të bërtitur nga mësuesja ime, sepse ajo çka kishte më tepër rendësi për të ishte ishte impenjimi, krijimi dhe realizimi i një atmosfere ngazëlluese e gjithëpërfshirëse për të gjithë ne.

Njësoj porsi një feniks do te thoja unë. Një shpirt i lire e aventuresk ne kërkim të lumturisë e paqes por në të njëjtën kohe i ndrojtur nga ajo çka e pret jashtë. Pikërisht këto janë fjalët që përshkruajnë në mënyrën me të mire të mundshme karakterin e saj. E konsideroj të veçante dhe të brishtë si një perle, modeste dhe të dashur si një zanë, të mençur e fjalëpakë si vete “URTËSIA”.

Elozhet dhe fjalët që kam për të janë te shumta por ndërthurja dhe gërshetimi i tyre dua që të jetë sa më i vërtete dhe realist sepse ajo meriton më shumë se vetëm një ese. Më ka mbështetur e përkrahur qoftë edhe me një buzëqeshje por dhe korrigjuar qoftë edhe me një vështrim. Adhurimi dhe dashuria vjen natyrshëm prej meje, do mbetet e pandryshueshme dhe nuk do të mbarojë me vitet e shkollës.

Nëpërmjet kësaj eseje, dëshiroj ti them që për mua është indikator frymëzimi dhe njëmijë falënderime nuk do të mjaftonin ti shprehja mirënjohjen që kam për te. Për mua ajo meriton jo 1, por 365-ë “7 Mars” në vit!

Punoi: Afrodhiti Liçe