Marrëdhënia e mediave dhe adoleshenteve. Një marrëdhënia qe çdo dite e me shume behet me e mire dhe e ngushte . E këta te rinj ketë marrëdhënia nuk e shfrytëzojnë për te patur ndikim pozitiv tek ta ,por për te marre sa me shume informacione te panevojshme.
Ne fund te ditës adoleshentet janë disa magnete, qe tërheqin çdo gjë nga media sociale . E këto copëza metali lehtësisht te tërheqsh më nga magnetet, mund te kenë ndikim pozitiv e negativ. Këto copëza metali shpesh here qëllojnë qe janë te ndryshkura e ky ndryshk depërton e përçohet edhe tek magnetet. Ama janë magnetet te cilët duhet te përzgjedhin se cilin metal do lejojnë te kaloj ne kontakt me ta . Por sa te afte janë magnetet ta bëjnë ketë përzgjedhje?
Mosha e adoleshencës është një moshe e vështire, me sfida dhe përballje me te vërteten . E shpesh here kjo periudha vjen ne adoleshence te hershme kur ti ende nuk ke marre informacionet hyrëse për te zbuluar te vërtetat qe te rrethojnë . Sa jemi fëmije jetojmë ne flluske sapuni, ku janë prindërit ata qe zgjedhat te na nxjerrin nga flluska e sapunit dhe te vendosin për informacionet e nevojshme, qe ne duhet te dimë .
Kjo moshe është e pasigurt sepse për shkak te kapacitetit te kufizuar për vete-rregullim fëmijët mund te gjenden ne rrezik duke lundruar ne mediat sociale . Përdorimi me intensitet të lartë i medias sociale i ekspozon adoleshentet ndaj: cyberbulling, përmbajtjeve të papërshtatshme, mos privatësia, diskriminimi etj. Problem tjetër është edhe varësia nga interneti. Ne këto raste kemi te bëjmë me anët negative te kësaj lidhjeje te ngushte midis medias dhe adoleshenteve .
Duke marre si pike referimi Akademinë Amerikane te Pediatrisë e cila ka thëne se 22% e adoleshenteve e vizitojnë faqen e tyre te preferuar mbi 10 here ne dite dhe me shume se gjysma e adoleshenteve ne te gjithë boten vizitojnë rrjetet e tyre sociale te preferuara , themi se kjo na tregon lidhjen e forte qe lind midis adoleshenteve dhe medias . Tani pyetja me e shpeshte është se nga krijohet kjo lidhje kaq e forte ? E përgjigja është vet koha ne te cilën po jetojmë . Po jetojmë ne një bote ku jemi te rrethuar nga teknologjia , nga lajmet dixhitale , nga lojërat elektronike madje nga bisedat elektronike . Tashme marrëdhëniet midis njerëzve janë shkëputur, e ku pra ka rast me te mire për adoleshentet qe te marrin një shembull për veten e tyre.
Por kur themi media gjithashtu me mendje na vjen edhe fjala lajm . E ndonjëherë te jesh e informuar se çfarë ndodh përreth teje nuk është kurrë keq . Te jesh ne kontakte te vazhdueshme me njerëzit qe janë larg gjithashtu nuk është keq , por ajo qe ne duhet te kuptojmë është balancimi qe duhet te bëjmë midis marrjes se informacioneve te nevojshme dhe marrjes se informacioneve te panevojshme Kjo është ajo gjë qe adoleshentet bëjnë gabim qe nuk dine te dallojnë anët pozitive nga ato negative. Ama kjo sjell pasoja.
Megjithatë kjo marrëdhënia është me e mira te afrohet edhe me shume , te behet edhe me e ngushte sepse media sociale është një platforme qe te jep mundësi te shumta . Është platforme ku me pak menaxhim te vetvetes mund te gjesh ane tepër pozitive.
Punoi : Kejsi Memaj